Autoritet e huaja kërkojnë pasuritë e krimit në Shqipëri

Autoritetet e huaja që kanë identifikuar në vendet e tyre grupe kriminale shqiptare, kryesisht të përfshira në trafikun e drogës, kërkojnë sekuestrimin e pasurive që ata kanë krijuar në vendin tonë. Gjatë 2024, me kërkesë të prokurorisë belge dhe gjermane, SPAK regjistroi 5 hetime pasurore.


Ndërkohë përveç verifikimeve, SPAK ka sekuestruara për llogari të autoriteteve të huaja, Belgjikës dhe Italia disa pasuri të identifikuara në pronësi të personave të arrestuar dhe dënuar në vendet përkatëse
Deri më tani përfshijnë 6 prona të paluajtshme, mbi 145 mijë euro në kesh dhe në llogari bankare, si dhe makina.

Ato janë në administrimin dhe menaxhimin e Agjencisë së Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe vetëm pas marrjes së një vendimi konfiskimi, autoritetet do të duhet të përcaktojnë se çfarë ndodh me to.

Nëpërmjet letër-porosive, disa prej të cilave Tv Klan ka lexuar, autoritetet e huaja rezultojnë të kenë identifikuar saktësisht këto pasuri, aktivitetet ekonomike me të cilat merren personat nën hetim dhe të afërm të tyre në Shqipëri.

Nga ana tjetër, SPAK thotë se pas vendosjes së sekuestros ka kërkuar informacion të vazhdueshëm për proceset penale atje në mënyrë që të marr një vendim për fatin e hetimit pasuror në vendin tonë.

Tv Klan



Ju sugjerojmë

Para















TE FUNDIT