Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Autori i sulmit në shkollën fillore të Beogradit e thirri vetë policinë

2023/05/04 at 9:23 AM
në Rajoni, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Autori i sulmit në shkollën fillore të Beogradit e thirri vetë policinë

Policia në Serbi ka dhënë detaje në lidhje me sulmin me armë zjarri në një shkollë në kryeqytetin e vendit, ku humbën jetën 8 nxënës dhe një roje i shkollës. Sipas policisë autori i sulmit, një 13-vjeçar, kishte krijuar skica të klasave si dhe kishte një listë të personave që synonte të vriste.

Autori i sulmit, Kosta Kecmanovic, fillimisht vrau një roje në shkollën në qendër të Beogradit dhe më pas tre nxënës në një korridor, sipas zyrtarit të lartë të policisë Veselin Milic.

“Më pas ai hyri në një klasë, me sa duket e zgjodhi thjesht sepse ishte afër hyrjes dhe hapi zjarr përsëri”, tha zoti Milic.

“Sot është një nga ditët më të vështira në historinë moderne të Serbisë”, tha presidenti Aleksandar Vuçiç, i cili iu drejtua kombit, duke qarë herë pas here. Për fat të keq, Serbia është e bashkuar në pikëllim.

Vuçiç tha se vrasësi u dërgua në një repart special të një klinike psikiatrike dhe se policia ndaloi edhe nënën e adoleshentit. Ai nuk dha detaje të tjera.

Djali 13-vjeçar njoftoi vetë policinë kur përfundoi sulmin, megjithëse autoritetet ishin njoftuar për të shtënat. Shumica e nxënësve ishin në gjendje të largoheshin nga një derë e pasme, sipas një zyrtari lokal. Përveç nëntë viktimave, gjashtë fëmijë dhe një mësuese u shtruan gjithashtu në spital.

Sipas dëshmisë së një nxënësi të kësaj shkolle dhënë për mediat lokale, ai e përshkruan 13-vjeçarin si një “djalë të qetë” dhe që kishte nota të mira.

Policia tha se Kecmanoviç përdori pistoletën e babait të tij, e cila ishte me leje. Sipas hetimeve i ati i 13-vjeçarit e mbante armën në një kasafortë, por me sa duket djali e dinte kodin. Policia serbe po ashtu njoftoi se ka arrestuar edhe babain e 13-vjeçarit.

Për shkak se ai është nën 14 vjeç, Kecmanoviç nuk mund të përballet me akuza penale, tha zyra e prokurorit të Beogradit. Shërbimet sociale do të përcaktojnë se çfarë do të ndodhë me të.

Ai mbante dy armë që i përkisnin babait të tij, të paktën një pistoletë dhe katër paisje plasëse molotov, thanë zyrtarët./VOA

Ju sugjerojmë

Merz i thotë Trumpit se dëshiron më shumë presion ndaj Rusisë
Bota

Merz i thotë Trumpit se dëshiron më shumë presion ndaj Rusisë

5 Qershor, 2025 10:28 pm
A rrezikon mandati yt nga rinumërimi? Shehaj: Çdo gjë është e mundur në Shqipëri
-U tha në Opinion

A rrezikon mandati yt nga rinumërimi? Shehaj: Çdo gjë është e mundur në Shqipëri

5 Qershor, 2025 9:52 pm
Skandali seksual, Elon Musk: Trump është në dosjet e Epstein
Bota

Skandali seksual, Elon Musk: Trump është në dosjet e Epstein

5 Qershor, 2025 9:50 pm
Belind Këlliçi në Opinion: Pretendojmë mandatin e 14 në Tiranë!
-U tha në Opinion

Belind Këlliçi në Opinion: Pretendojmë mandatin e 14 në Tiranë!

5 Qershor, 2025 9:36 pm
Trump tha se u çmend, Musk: Pa mua do t’i kishe humbur zgjedhjet
Bota

Trump tha se u çmend, Musk: Pa mua do t’i kishe humbur zgjedhjet

5 Qershor, 2025 9:16 pm
Tritan Shehu: Procesi i votimit është manipuluar tërësisht!
Politikë

Tritan Shehu: Procesi i votimit është manipuluar tërësisht!

5 Qershor, 2025 8:57 pm
Dueli me Serbinë/ Kuqezinjtë vijojnë përgatitjet, Manaj stërvitet i veçuar
Sport

Dueli me Serbinë/ Kuqezinjtë vijojnë përgatitjet, Manaj stërvitet i veçuar

5 Qershor, 2025 8:47 pm
Ukraina godet bazën raketore të Rusisë
Bota

Ukraina godet bazën raketore të Rusisë

5 Qershor, 2025 8:40 pm
Sherr mes të rinjve në Konispol, dy prej tyre në gjendje të rëndë
Aktualitet

Aksident i rëndë në Burrel, 6 të lënduar nga përplasja e dy makinave

5 Qershor, 2025 8:23 pm
Tërhiqet Trump, pranon të shtyjë deri më 9 korrik tarifat ndaj BE
Bota

Trump për negociatat tregtare me BE: Do të kemi një marrëveshje të mirë

5 Qershor, 2025 8:04 pm
Para
104 kg drogë në makinë, policia arreston 48-vjeçarin në Vlorë

104 kg drogë në makinë, policia arreston 48-vjeçarin në Vlorë

Stadium i ri në Durrës, Rama: Do kthejmë Durrësin në destinacion të talenteve të reja

Stadium i ri në Durrës, Rama: Do kthejmë Durrësin në destinacion të talenteve të reja

Fier/ Shfaqi probleme shëndetësore në burg, ndërron jetë rrugës për në spital 52-vjeçari

Fier/ Shfaqi probleme shëndetësore në burg, ndërron jetë rrugës për në spital 52-vjeçari

TE FUNDIT

Merz i thotë Trumpit se dëshiron më shumë presion ndaj Rusisë

Merz i thotë Trumpit se dëshiron më shumë presion ndaj Rusisë
5 Qershor, 2025

Kancelari gjerman, Friedrich Merz, ka ofruar të enjten gatishmërinë e tij për forcim lidhjesh me Shtetet e Bashkuara, teksa ka...

Lexo më shumë

A rrezikon mandati yt nga rinumërimi? Shehaj: Çdo gjë është e mundur në Shqipëri

A rrezikon mandati yt nga rinumërimi? Shehaj: Çdo gjë është e mundur në Shqipëri
5 Qershor, 2025

Agron Shehaj, kryetari i Partisë Mundësia, i pyetur nëse rrezikon mandati i tij si deputet në qarkun e Tiranës, pas...

Lexo më shumë

Skandali seksual, Elon Musk: Trump është në dosjet e Epstein

Skandali seksual, Elon Musk: Trump është në dosjet e Epstein
5 Qershor, 2025

Në një deklaratë të fundit publike që po bën bujë në rrjetet sociale, Elon Musk ka hedhur akuza të rënda...

Lexo më shumë

Belind Këlliçi në Opinion: Pretendojmë mandatin e 14 në Tiranë!

Belind Këlliçi në Opinion: Pretendojmë mandatin e 14 në Tiranë!
5 Qershor, 2025

Ditë e sotme, KAS vendosi që të rinumërohen votat e Tiranës, pas kërkesës së kandidatit të PD, Asllan Dogjani. Për...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com