Besnik Hasi dhe Anderlehti i tij bëjnë autokritikë pas barazimit në shtëpi me Ostenden javën e kaluar.
Pas vërshëllimave e thirrjeve për largimin e tij, Hasi u është “përgjigur” mjaft mirë tifozëve, duke mundur rivalët e Klub Bryzhit në transfertë.
Kampionët në fuqi të Belgjikës arrijnë të shënojnë 2 herë në pjesën e parë me atë të Okakës dhe Praet, ndërsa vendasit e dërgojnë sfidën në 12 në minutën e 58të me anë të Desvil.
Suarez shënon në të 79tën nga pika e bardhë, ndërsa Praet vulos fitoren në minutën e 93’ duke shënuar golin e katërt.
Në këtë mënyrë, Anderleht fiton 14 dhe shkon në kuotën e 37 pikëve, po aq sa Klub Bryzh i vendit të dytë por që ka një ndeshje më shumë, e 3 pikë më pas se kryesuesit e Gent.
Tifozët vendas kërkojnë sërish titullin, ndërsa kjo fitore në transfertë do i ketë ngrohur ata me Hasin, që drejtoi skuadrën në këtë fitore të thellë ndaj rivalëve. (Sportal.al)