Tifozët kuqezinjtë kanë futur në stadiumin “Ernest Happel”, ku mes 30 mijë tifozëve ishin dhe rreth 78 mijë shqiptarë, flamurin që shkaktoi trazira në Beograd.
Para dhe gjatë ndeshjes flamuri i “Shqipërisë së Madhe” është valëvitur nga tifozët, gjë e cila është konsideruar nga mediat austriake si veprim “politik”.
Pavarësisht sigurisë së lartë, tifozët kuqezi me sa duket ia kanë dalë që t’i shpëtojnë inspektimeve gjë e cila është cilësuar në Austri si “skandaloze”.