Një aksident është regjistruar ditën e sotme në Tiranë. Mësohet se një 17 vjeçar ka mbetur i plagosur rëndë, pasi është përplasur nga një autobus ndërsa udhëtonte me biçikletë.
Aksidenti ka ndodhur rreth orës 18:35, në rrugën “Dedë Gjo Luli”, autobusi me drejtues F.G. përplasi 17-vjeçarin G.R. i cili ishte duke ecur me biçikletë.
I mituri është dërguar me urgjencë në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për zbardhjen shkaqeve të aksidentit./ Opinion.al