Presidenti i Amerikës ka “Air Force 1”, avionin e veçantë që njohin të gjithë, por edhe autobusin e blinduar “Ground Force 1” që është modeluar nga Shërbimet Sekrete.
Janë gjithsej dy autobusë të tillë, të cilët kanë kushtuar nga 1.1 milionë dollarë secili, dhe njëri përdoret për të ngatërruar armiqtë e mundshëm teksa presidenti udhëton në tjetrin.
Autobusi ka goma që nuk mund të çahen, veshje të blinduar dhe xhama tepër të trashë e të errët.
Ka të montuar një sistem për të fikur zjarret si dhe depozita që furnizojnë pjesën e brendshme me oksigjen, në rast të ndonjë sulmi kimik.
Mjekët e kanë pajisur autobusin edhe me rezerva nga gjaku i presidentit, në rast se plagoset dhe i duhet transfuzion.
Përveç këtyre pajisjeve të sigurisë, autobusi është një zyrë më vete mbi rrota, pasi ka telefona, televizorë, radio dhe internet.
Megjithatë, ende nuk ka foto se si është nga brenda autobusi, pasi është tepër sekrete./Top Channel