Më shumë se 20 persona kanë mbetur të plagosur pasi një autobus 2-katësh me të cilin ata udhëtonin është përplasur me një urë hekurudhore.
Ngjarja ndodhi mëngjesin e sotëm në veri të Londrës, në Tottenham.
Shërbimeve të emercencës u është dashur të presin pjesën e kabinës pasi 3 pasagjerë kishin mbetur të bllokuar.
Pesë pasagjerë u dërguan në spital, ndërsa 21 të tjerëve iu dha ndihma në vendin e ngjarjes.
Policia raportoi se asnjë nga të plagosurit nuk ka marrë dëmtime të rënda dhe se janë jashtë rrezikut pë jetën, shkruajnë mediat vendase./tvklan.al