Një 61-vjeçar është arrestuar nga policia, pasi shkaktoi një aksident me dy viktima dhe dy të plagosur.
Aksidenti ndodhi mëngjesin e së enjtes në aksin rrugor Tepelenë Fier.
Nga përplasja e autobotit me një makinë ndërruan jetë V. A., 31 vjeç dhe M. A., 36 vjeçe, bashkëshortë.
“Në vijim të informacionit të dhënë ditën e djeshme, për një aksident rrugor në aksin “Tepelenë-Fier”, si pasojë e të cilit humbën jetën shtetasit V. A., 31 vjeç dhe M. A., 36 vjeçe (bashkëshortë), informojmë se specialistët e Policisë Rrugore arrestuan shtetasin S. A., 61 vjeç, banues në fshatin Ndërmenas, drejtuesi i automjetit autobot që u përplas me automjetin me të cilin udhëtonte çifti i bashkëshortëve”, sipas policisë.