Këto janë pamjet që vijnë nga jashtë Parlamentit, atje ku pritet të zhvillohet protesta e radhës së opozitës.
Ndërkohë sikurse edhe në protestën e së hënës edhe këtë herë policia ka marrë masa për të siguruar mbarëvajtjen e tubimit.
Sikurse duket në video, forca të shumta policie janë pozicionuar në vende të ndryshme të Kuvendit, në pritje të nisjes së protestës, e cila do të fillojë në orën 10:00, në të njëjtën kohë kur parlamenti nis punimet.
Po ashtu në kuadër të masave, autobotë me ujë që shërbejnë për shpërndaren e protestuesve në rast të përshkallëzimit të protestës, kanë hyrë në oborrin e parlamentit.
Kujtojmë se kjo është protesta e dytë që zhvillon opozita para Kuvendit.