Ministria e Punëve të Jashtme në Austri njofton se katër diplomatë rusë, dy prej të cilëve janë të akredituar pranë OKB në Vjenë, do të dëbohen nga Austria.
“Ata vepruan në një mënyrë të papajtueshme me statusin e tyre diplomatik. Personat e përmendur duhen të largohen nga territori austriak jo më vonë se data 8 shkurt”, thuhet në deklaratë ministrisë pa treguar se për çfarë akuzohen konkretisht.
Rusia ka një numër të madh diplomatësh në Austri në nivel dypalësh, ata që e përfaqësojnë atë në OKB, si dhe në Organizatën për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE).
Ekspertët besojnë se që nga fundi i Luftës së Ftohtë, Austria ka qenë vendi i spiunazhit të shpeshtë ndërkombëtar.
Austria nuk iu bashkua Britanisë dhe një numri vendesh evropiane në dëbimin e diplomatëve rusë pas helmimit të ish-spiunit Sergei Skripal në vitin 2018, që besohet të jetë përgjegjës Kremlini.
Vjena dëboi një diplomat rus të akuzuar për spiunazh në gusht 2020, dhe atë për herë të parë në historinë e vendit.
Katër të tjerë u dëbuan në prill 2022, si pjesë e reagimit të koordinuar të vendeve evropiane pas zbulimit të masakrës së civilëve në Bucha afër Kievit./Opinion.al