Pas një sulmi me armë zjarri në një shkollë në qytetin Graz të Austrisë, të paktën 10 persona kanë humbur jetën. Lajmi për ngjarjen është bërë i ditur nga media austriake “Kronen Zeitung”, ku raportohet se ngjarja ka ndodhur në shkollën e mesme “BORG”.
Përveç nëntë të vdekurve, 28 persona të plagosur po trajtohen aktualisht në spitale. Të paktën katër prej tyre janë në gjendje kritike për jetën, ku disa prej tyre thuhet se janë qëlluar në kokë.
Sulmuesi thuhet se u gjet i vdekur në një nga banjot e shkollës. Ai ishte nxënës në Borg dhe, siç raportohet nga Kronen Zeitung, e konsideronte veten viktimë të ngacmimit.
Disa mësues janë ende të mbyllur në klasa me nxënësit. Të paktën njëri prej mësuesve është në kontakt me njësinë Eko-Cobra.
Ministri i Brendshëm Gerhard Karner ka mbërritur në vendngjarje. Tragjedia ndodh dhjetë ditë para dhjetëvjetorit të masakrës së Grazit: më 20 qershor 2015, ku një burrë drejtoi makinën me 100 kilometra në orë drejt turmës së njerëzve. Një djalë dhe një vajzë të moshës 28 dhe 24 vjeç dhe një fëmijë katërvjeçar humbën jetën.
Autoritetet nuk kanë dhënë ende detaje të plota mbi motivet apo identitetin e autorit. Hetimet janë në vijim.