Australia do të ndalojë fëmijët nën 16 vjeç të përdorin rrjetet sociale.
Ky ligj u miratuar nga senatorët australianë dhe hyn në fuqi në nëntor 2025.
Në të parashikohen masat më të rrepta të kontrollit në botë të rrjeteve sociale dhe do të detyrojë platformat që të ndërmarrin hapa për t’u siguruar se verifikimi i moshës funksionon.
Kryeministri Anthony Albanese thotë se legjislacioni është i nevojshëm për të mbrojtur të rinjtë nga “dëmtimet” e mediave sociale, për të cilën shumë grupe prindërish kanë bërë jehonë.
Platforma si TikTok, Instagram, Snapchat, Reeddit dhe X do të përballen me ligjin dhe gjoba deri në 50 milionë dollarë australianë nëse nuk ndalojnë sistematikisht fëmijët nën 16 vjeç që të kenë llogari.
Rrjetet do të kenë një vit kohë në dispozicion për të përcaktuar si do ta zbatojnë ndalimin e llogarisë përpara se gjobat të fillojnë të veprojnë./Opinion.al