Me sa duket minutat e fundit të vitit 2015 e kanë bërë nostalgjike Aurela Hoxhën, e cila në urimin e saj për një vit më të mirë, i lë vend edhe keqardhjes për të shkuarën. Mënyra se si shkruan, na bën të kuptojmë që ato fjalë i referohen të fejuarit, me të cilin u nda pas një lidhjeje të gjatë.
“Vetëm pak orë na ndajnë nga 2015 dhe papritmas filloj të më mungoj çdo ditë që kaluam. Do jesh një kujtim, kjo përmbledh gjithë çfarë kaluam bashkë”, shkruan Aurela duke shtuar se vitin 2016, “po pres ta jetoj”!