Uragani i skenës shqiptare nuk shquhet për punë shtëpia, ama kur bëhet fjalë për të sajuar veshje është e para. Pak orë para se të ngjitet në skenën e klubit të saj, Aurela është frymësuar dhe ka personalizuar një kapele për veten e saj.
“Aurela Gace” Targa VL ” o të keqen. Sapo e bëra këtë kapuçin e personalizuar, me doçkat e mia. Vërtetë s’bëj petë byreku, por për të qepur e shqepur eeeee, e mirë o mirë”, shkruan këngëtarja në rrjetet sociale.