Jemi mësuar t’a shohim teksa imiton personazhë të ndryshme të ekranit shqiptar, por ajo u imitua nga Rozana Radi në emisionin “Your face sounds fimilar”. Madje, aktorja Radi nuk ka ngurruar që nëpërmjet “petkut” të Aurela Gaçes të imitojë edhe personazhë të tjerë si Eli Fara, personazhe këto që Gaçe i imiton në skena të ndryshme.
Menjëherë pas imitimit Aurela ka reaguar nëpërmjet një statusi ku shkruan: M’u cmend telefoni, shiko Rozin se po te imiton. Faleminderit Rozi @rozana_radi …me ringjalle kujtimet e nje kenge shume te bukur, mua e publikut qe e do ate performance. #hape Veten #kengamagjike2007 . . … Me.pompat duhet te punosh me shume:) Këngëtarja nuk ka kursyer kritikat, duke keshilluar Rozana Radin të punojë më shumë me pompat.