Ato janë të dyja modele shumë të njohura dhe shumë stil. Aurela Hoxha dhe modelja Dorina Gegiçi janë nisur drejt Parisit, ku kanë ndjekur javën e modës pariziene. Sfilatat e Channel dhe të emrave të tjerë të njohur të modës, janë ato që vajzat kanë ndjekur.
Të dyja bukuroshet kanë realizuar dhe sete fotografike me fotograf të huaj në kryeqytetin e modës. Bukuroshet duket se kanë kaluar shumë këndshëm këtë 8 mars, edhe pse ju ka munguar shumë në këtë udhëtim, miku i tyre i ngushtë fotografi, Endrit Mërtiri.