Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Audio-përgjimi, Lame-opozitës: Ju burra këmbëlesh kam shumë për t’ju thënë

2021/08/08 at 8:12 PM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 5 min
A A
Audio-përgjimi, Lame-opozitës: Ju burra këmbëlesh kam shumë për t’ju thënë

Kreu i Kadastrës Artan Lame përmes një postimi në rrjetin social “Facebook” ka reaguar në lidhje me audio-përgjimin e publikuar para zgjedhjeve, ku në një bisede me vartësit e tij ai iu jepte udhëzime për të përdorur legalizimet në fushatën e Partisë Socialiste.


Teksa thotë se në vendin tonë njerëzit ushqehen vetëm me politikë, Lame nuk ka kursyer ironinë ndaj opozitës.

“Një gazetar më bën një pyetje koti për përgjimin e para 5 vjetëve; unë i kthej një përgjigje koti po për atë punë – se e kisha hallin te tapitë e sotme, jo tek çimkat e para 5 vjetëve – dhe gjithçka vajti në vend, fabrika e tjerrjes llafeve u vu në punë me rregjim të plotë.

Unë ndava tapitë në orën 11, thashë batutën për përgjimin në orën 12, mediat ja hodhën burrave lesh-nxjerrë e politikë-tjerrës në orën 13 dhe, që nga ai moment e dinë vetë ata zanatin. Topin e kapi opozita dhe filloi të tjerrë të njëjtën mesele pa Xhixhile. Gaz Bardhi nga plazhi i pare, bum bum bum më nj’anë. Pushon Bardhi, fillojnë portalet e opozitës: bam bam bam nga ana tjetër. Mbi llafet e tyre kodra pas bregut, vazhdojne analizat të dy Yjet, Manjani dhe Dylgjeri nga plazhi i tretë dhe i katërt: bim bim bim. Pastaj Vasili karafili, përr përr përr, e s’mbaron filli i kësaj pune”, shkruan Lame.

Postimi i plotë

Në këtë vend njerëzia ushqehen vetëm me politikë. Hiqu ç’të duash, veç politikën jo. Hiqu bukën, pilafin, sushin, rrushin, qebapin apo tasqebapin, por politikën jo, pa të nuk e shtyjnë dot ditën. Një takëm politikarësh pastaj, që e kanë kuptuar mirë këtë, kujdesen t’u japin sa të munden nga ky ushqim që gatuhet lehtë po që s’të ngop barkun. Media, që s’ka ç’bën tjetër, edhe ajo i shkon pas fillit kësaj pune dhe ulet të shesë politikë edhe ku s’ka.

Tani që të gjithë i ka zënë behari dhe janë lëshuar plazheve me këmbët lesh-mbuluar nxjerrë që t’u nxihen ndënë diell, është edhe më me rrezik që mileti të mbetet pa ushqimin e përditshëm të politikës dhe kjo është meraku më i madh i burrave hijerëndë e lesh-nxjerrë të politikës. Tani që jemi të ngeshëm, s’ka lajme për t’i tjerrë. Ndaj gazetat janë në gjueti të dëshpëruar për lajme, qoftë edhe një fije të vetme lajmi, për ta tjerrë e trashur pastaj si ç’ja dinë zamenë.

Edhe unë isha nisur t’i nxjerr këmbët e t’i nxij në diell, po dje u detyrova t’i vesh sërish pantallonat e gjata e të dal në televizor, për t’i dhënë miletit të Vunoit e të Dhërmiut lajmin e mirë që më në fund përfundoi procesi i regjistrimit të pronave në fshatrat e tyre dhe mund të aplikojnë për të marrë tapitë e tokës, të bahçeve, të shtëpive të vjetra të ndërtuara në 300 vjet, e të shtëpive të reja të ndërtuara në këta 30 vjet. Eshtë një sfidë e jashtëzakonshme kjo punë, që askush – përfshirë edhe vetë hallexhinjtë – nuk e besonin dhe na shikonin si hajdutë deri ditën që marrin tapinë në dorë. Na shihnin si hajdutë, se kështu jua kanë bërë në të gjitha kohët, duke ju premtuar se do t’u japin tapitë dhe duke ju dhënë vetëm politikë. Ne bëmë tjetër punë, ju dhamë tapitë.

Mirëpo ky nuk është lajm që shet, se nuk ka politikë brenda. Kollaj ajo punë, ja gjejmë bidatin, politikën e fusim kollaj. Një gazetar më bën një pyetje koti për përgjimin e para 5 vjetëve; unë i kthej një përgjigje koti po për atë punë – se e kisha hallin te tapitë e sotme, jo tek çimkat e para 5 vjetëve – dhe gjithshka vajti në vend, fabrika e tjerrjes llafeve u vu në punë me rregjim të plotë.

Unë ndava tapitë në orën 11, thashë batutën për përgjimin në orën 12, mediat ja hodhën burrave lesh-nxjerrë e politikë-tjerrës në orën 13 dhe, që nga ai moment e dinë vetë ata zanatin. Topin e kapi opozita dhe filloi të tjerrë të njëjtën mesele pa Xhixhile. Gaz Bardhi nga plazhi i pare, bum bum bum më nj’anë. Pushon Bardhi, fillojnë portalet e opozitës: bam bam bam nga ana tjetër. Mbi llafet e tyre kodra pas bregut, vazhdojne analizat të dy Yjet, Manjani dhe Dylgjeri nga plazhi i tretë dhe i katërt: bim bim bim. Pastaj Vasili karafili, përr përr përr, e s’mbaron filli i kësaj pune.

Ore do thoni ju, po pse i shtrembëroj fjalët e tyre – se ata nuk kanë thënë bam e bum e bim, por fjalë e fjali të tjera. Aha, nuk e ha atë tekë unë, se sikur një gjysmë fjale të kthej, a të them, a të shpjegoj unë, do jetë thjesht tjerrja e radhës për burrat lesh-jashtë që të vazhdojnë: Lame i përgjigjet opozitës. Pastaj prapë: opozita i përgjigjet përgjigjes së Lames për përgjigjen e opozitës.

Dhe unë i ziu që nuk hapja gojë e nuk përgjigjesha, se nuk doja të ikte vëmendja nga puna e Vunoit e Dhërmiut, që njerezia të kuptonin se si aplikohet, ku duhej të venin për të parë hartat, sa do zgjaste afishimi e kështu me rradhë. Po të lenë rehat burrat këmbëleshjashtë!

Dhe kështu që thoni ju, historia e tapive u harrua e vajti për dreq. Me Vunjotasit dhe Dhëmiasit, që kanë 300 vjet që i ruajnë shtëpitë me pushkë në faqe e me hunj në dorë se mos ua marrin, nuk u mor fare njeri. As nuk doli si lajm, se nuk bën lajm që mund të tirret nga burrat këmbëlesh, që punës që i thonë punë nuk i kanë thënë ndonjëherë merabah, por që të tjerrin lesh buzë detit, janë ustallarë. Se ja, më thoni ju, a ka ndonjë që do flinte i qetë, duke pritur që tapinë e shtëpisë t’ia bëjë apo Yll Dylgjeri, apo ndonjë naiv që të thotë me vete që “ah që nuk po vjen në pushtet ai Petrit Vasili që të na legalizojë shtëpinë”!

Ndaj, edhe ju burra këmbëlesh, kam shumë për t’ju thënë që ja fusni kot në ato që thoni, që s’kam thenë asgjë nga ato që thoni se thashë, por nuk ju them asnjë fjalë; se atë po prisni që të keni sebep për të folur prapë kur s’dini të bëni tjetër në jetë veç të tirrni leshin e të tjerëve, asnjë fjalë shpjegimi s’them! Asnjë gjysmë fjale nuk flas ku të shpjegoj se çfarë kam thenë në të vërtetë (këtu e 5 vjet të shkuara), se si duhen kuptuar gjërat bashkë dhe jo të shkëputen gjysma fjalie, ore fare as gëk as mëk.

Ose jo, jua them, veç me një kusht: Pranoni sefte të thoni bravo kësaj qeverie që ja dha tapitë atij mileti, bravo atyre djemve që brodhën derë më derë në pikë të vapës për të bërë hartat e letrat, bravo edhe ti Lame që ishe në krye të kësaj pune.

Po e thatë këtë, jam gati të vazhdoj të tjerrim muhabetin e leshit të deklaratës së para 5 vjetëve, e tha, si e tha, pse e tha, e kush e tha, e kujt ja tha. Ndërkaq edhe unë do kem hequr sërisht pantallonat e gjata të punës dhe do jem i ngeshëm si ju me brekë buzë detit t’u dëgjoj tek tirrni lesh.

ARTAN LAME

 

Etiketa: Artan Lamekadastra


Ju sugjerojmë

Humbja në ndeshje, Vuçiç: Shpresojmë fitore të listës serbe në zgjedhje
Aktualitet

Humbja në ndeshje, Vuçiç: Shpresojmë fitore të listës serbe në zgjedhje

12 Tetor, 2025 2:30 pm
Monopatinat elektrike ndalohen nga e hëna e 13 Tetorit
Aktualitet

Monopatinat elektrike ndalohen nga e hëna e 13 Tetorit

12 Tetor, 2025 12:48 pm
Prostitucion në banesën e plazhit, arrestohen dy shtetase kineze
Kronikë

Prostitucion në banesën e plazhit, arrestohen dy shtetase kineze

12 Tetor, 2025 12:17 pm
Video/ Festa kuq e zi, “O sa mirë me ken shqiptar” në mes të Serbisë
Kryesore

Video/ Festa kuq e zi, “O sa mirë me ken shqiptar” në mes të Serbisë

12 Tetor, 2025 11:21 am
Horoskopi ditor, e diel 6 gusht 2023
Kryesore

Horoskopi 12 Tetor, zbuloni shenjat me fat

12 Tetor, 2025 10:53 am
Rama ministres së Shëndetësisë: Duhet të bësh stërvitje me shqipen  
Aktualitet

Rama ministres së Shëndetësisë: Duhet të bësh stërvitje me shqipen  

12 Tetor, 2025 10:10 am
Zgjedhjet lokale në Kosovë, votojnë qytetarët e 38 komunave
Kryesore

Zgjedhjet lokale në Kosovë, votojnë qytetarët e 38 komunave

12 Tetor, 2025 10:01 am
Fitorja ndaj Serbisë, Sylvinho: Fitore për të gjithë kombin
Kryesore

Fitorja ndaj Serbisë, Sylvinho: Fitore për të gjithë kombin

12 Tetor, 2025 12:41 am
Duka konfirmon Sylvinhon në stolin e Kombëtares: Trajneri fitues nuk ndërrohet
Kryesore

Duka konfirmon Sylvinhon në stolin e Kombëtares: Trajneri fitues nuk ndërrohet

12 Tetor, 2025 12:24 am
Humbja ndaj Shqipërisë, jep dorëheqjen trajneri i Serbisë
Sport

Humbja ndaj Shqipërisë, jep dorëheqjen trajneri i Serbisë

12 Tetor, 2025 12:18 am
Para
E detyruan të lerë shkollën e të martohej, 14-vjeçarja vdes gjatë lindjes

E detyruan të lerë shkollën e të martohej, 14-vjeçarja vdes gjatë lindjes

Lushnje/ Makina del nga rruga, plagoset drejtuesi dhe djali i mitur

Lushnje/ Makina del nga rruga, plagoset drejtuesi dhe djali i mitur

“Zjarri në Voskopojë i qëllimshëm”, Peleshi: Si është situata në vend

"Zjarri në Voskopojë i qëllimshëm", Peleshi: Si është situata në vend
















TE FUNDIT

Humbja në ndeshje, Vuçiç: Shpresojmë fitore të listës serbe në zgjedhje

Humbja në ndeshje, Vuçiç: Shpresojmë fitore të listës serbe në zgjedhje
12 Tetor, 2025

Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç është pyetur nga mediat lidhur me humbjen e ndeshjes ndaj Shqipërisë. Por ai i është...

Lexo më shumë

Monopatinat elektrike ndalohen nga e hëna e 13 Tetorit

Monopatinat elektrike ndalohen nga e hëna e 13 Tetorit
12 Tetor, 2025

Lëvizja e qyetarëve me monopatina elektrike do të jetë e ndaluar nga dita e hënë, 13 Tetor. Lajmi është bërë...

Lexo më shumë

Prostitucion në banesën e plazhit, arrestohen dy shtetase kineze

Prostitucion në banesën e plazhit, arrestohen dy shtetase kineze
12 Tetor, 2025

Dy shtetase kineze jane arrestuar nga policia për ushtrim prostitucioni, në qytetin e Durrësit. Bëhet me dije se në lagjen...

Lexo më shumë

Video/ Festa kuq e zi, “O sa mirë me ken shqiptar” në mes të Serbisë

Video/ Festa kuq e zi, “O sa mirë me ken shqiptar” në mes të Serbisë
12 Tetor, 2025

Gazetari Blendi Fevziu, I cili ka ndjekur nga stadiumi i Leskovacit ndeshjen mes Serbisë dhe Shqipërisë, ka ndarë në rrjetet...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com