Koço Kokëdhima ka mbajtur një fjalim dje në Asamblenë e PS, e cila ishte me dyert të mbyllura, pa praninë e medias. Sot Kokëdhima ka publikuar vetë audion e fjalimit. Ish-deputeti dhe funksionari i PS dha dorëheqjen teksa ishte bërë gati shkarkimi i tij në Asamble. Në këtë fjalim ai hodhi një sërë akuzash ndaj Ramës, por gjatë fjalës së tij pati edhe reagime nga salla.
Teksa Kokëdhima akuzonte Ramën se i zgjidhte kandidatët për deputet sipas preferencave, nga salla u dëgjua të thirrej: “He bravo, po ti si u zgjodhe?!”
E me pas, në vijiim të numërimit të akuzave, dëgjohen dy zëra burrash nga salla:
‘Po paske ikur fare ore, të paska vënë mosha përpara” (rreth minutës 17).
E kur Kokëdhima akuzon direkt Ramën për plehrat, nga salla dëgjohen zëra që e shajnë: “injorant”.
*Ndiqni të plotë akuzat e Kokëdhimës për Ramën në Asamble