Një aksident është regjistruar paraditen e sotme në fshatin Këmishtaj, ku shtetasi A.D., 29 vjeç duke drejtuar automjetin “Audi” ka përplasur një motor tip “Yamaha” me drejtues shtetasin K. Xh., 29 vjeç.
Policia informon se si pasojë e përplasjes ka humbur jetën drejtuesi i motomjetit.
“Sot rreth orës 11:00, në fshatin Këmishtaj, shtetasi A. D., 29 vjeç, banues në Divjakë, duke drejtuar automjetin tip “Audi” është përplasur me motomjetin tip “Yamaha” me drejtues shtetasin K. Xh., 29 vjeç, dhe për pasojë ka ndërruar jetë drejtuesi i motomjetit.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit”, thuhet në njoftimin e policisë”-thuhet në njoftimin e policisë./Opinion.al