Janë gjetur më në fund gjurmë në Audin e Verdhë që terrorizoi Italinë për afro dy javë. Edhe pse i shkrumbuar, policia italiane ka mundur të gjejë gjurmë organike, një fresibël që dyshohet se u përdor për të kryer grabitjet si edhe dy plumba në derën e makinës dhe një bisht cigare, një provë e vlefshme për Policinë e Parmës për të gjurmuar ADN-në e poseduesve të Audit të Verdhë.