Anglishtja, gjuha e dytë në botë dhe gjuha kryesore në institucionet e Bashkimit Europian, mund të mos jetë më gjuhë zyrtare, një moment që Britania largohet nga blloku.
Lajmi u bë i ditur të hënën nga një zyrtare e lartë e BE, gjatë një konference për shtyp.
Kjo lëvizje simbolike do të shënonte rënie të influencës së Londrës zyrtare në kontinent dhe do të zemëronte irlandezët.
Siç shkruan agjencia e lajmeve Reuters, çdo shtet anëtarë ka të drejtën të nominojë një idiomë të BE -së. Ndonëse Anglishtja është gjuha më e folur në Europë dhe gjuhë zyrtare në 3 shtete anëtare, vetëm Britania e zgjodhi atë ligjërisht në Bruksel.
“Anglishtja është gjuha jonë zyrtare, pasi u përzgjodh nga Mbretëria e Bashkuar. Nëse kjo e fundit nuk është më pjesë e jona, nuk ka përse të jetë anglishtja,” tha Danuta Hubner, anëtare e Parlamentit Europian për çështjet civile.
Anglishtja mund të mbetet gjuhë e përdorur në çështje pune, ndonëse jo zyrtare, tha Hubner, duke shtuar se mbajtja e saj si gjuhë zyrtare kërkon aprovimin e të gjithë anëtarëve të Unionit.
Sipas zyrtares, rregullat mund të ndryshojnë dhe shteteve mund t’u lejohet që të kenë më shumë se një gjuhë zyrtare.
Frëngjishtja ishte gjuha dominuese në institucionet europiane deri në 1990 –ën. Por me ardhjen e Suedisë, Finlandës dhe Austrisë, u krijuar një lloj balance, e aplifikuar nga vendet e Europës qendrore dhe lindore, që e kishin kthyer anglishten gjuhë të dytë.
Dokumentet e Bashkimit Europian dhe tekstet ligjore përkthehen në 24 gjuhët zyrtare të bllokut. Nëse anglishtja do të humbte statusin e saj, britanikët do të duhet t’i bëjnë vetë përkthimet.
Anglishtja është gjithashtu një nga tre gjuhët e përdorura në patentat europiane. Kjo i jep kompanive anglishtfolëse përparësi ndaj konkurentëve, që flasin gjuhë tjetër.
Sipas Reuters, Franca nuk e ka përtypur kurrë humbjen linguistike dhe e ka imponuar frëngjishten si të barabartë me anglishten, në çështje që lidhen me punën, ndonëse numri i zyrtarëve frankofonëve në Bruksel po vjen gjithnjë në ulje./Klan