Kryeministri Edi Rama ka mbajtur fjalën e tij në Mynih, në diskutimin mbi Ballkanin Perëndimor dhe çështjet aktuale.
Rama nuk ngurroi t’i përgjigjej pyetjeve, duke thënë “Jo, ne e dashurojmë Greqinë”!
I pyetur nëse Greqia do të jetë pengesë për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian, Rama u shpreh se nuk kishte ardhur në Mynih për të shqetësuar grekët, të cilët ai i konsideron miq.
“Jo, ne e dashurojmë Greqinë. Nuk erdha në Mynih për të shqetësuar miqtë e mi grekë, sepse ata më ndjekin kudo dhe duan të më shohin, të më dëgjojnë tonin e zërit kur them diçka për jo. Ne e duam Greqinë. Në asnjë mënyrë nuk na hidhni në konflikt me Greqinë”, tha ai.