Policia e Vlorës ka ndaluar një 42 vjeçar, i dyshuar si personi që ka shitur makinën “Ford Focus” te personat e menduar si autorët e vrasjes së dyfishtë, mbrëmjen e së dielës në Vlorë, ku Ilir Deremomej e Dhimitër Cani mbetën të vrarë, ndërsa Krenar Runaj i plagosour.
Partizan Duraj, 42 vjeç, është ndaluar nga policiapër veprën penale “sigurim i kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer vrasje”.
Natën e vrasjes, policia gjeti dy automjete të djegura që dyshohet se janë përdorur nga autorët e krimit.
Shënjestër e atentatit dyshohet të kenë qenë Ilir Dermomemaj, pronar i pikës së basteve ku ndodhi krim,.
Në vitin 1997 Dermomemaj ka kryer një vrasje.
Viktima tjetër dhe i plagosuri mendohet të jenë qëlluar aksidentalisht.