Një atentat me breshëri automatiku ka shkaktuar dy të plagosur, në qytetin e Elbasanit. Sipas policisë i plagosur ka mbetur Bledar Muça, një emër i njohur për policinë. Plumbat kanë plagosur dhe një police, që ishte kalimtare. Ngjarja e rëndë ka ndodhur pranë ish-spitalit pediatrik.
Autorët kanë hapur zjarr nga një automjet, rreth orës 10:00, ndërsa në zonë kanë qenë njerëz të shumtë.
Bledar Muça njihet si miku i Florenc Çapes, i cili ka një histori hasmëri me fisin Mema. Autorët kanë gjuajtur në mënyrë të pakontrolluar. Pavarësisht ngjarjes së rëndë policia ende nuk ka një version zyrtar.