Narko Mehmetaj dhe Anxhelo Breshani, njëri efektiv i Komisariatit të Vlorës tjetri i Sarandës ishin sot objektiv i një atentati në Vlorë.
Persona të paidentifikuar kanë qëlluar me armë zjarri nga një automjet tip “Volksëagen” në drejtim të makinës tip “Audi” me të cilin udhëtonin policët .
Fatmirësisht asnjë nga efektivët nuk ka marrë plagë në trup. Në vendin e ngjarjes janë gjetur 5 gëzhoja.
Makina e policëve është ndaluar në një krah të rrugës në lagjen “Partizani” në Vlorë dhe aty gjenden ekspertë të kriminalistikës që po marrin gjurmët për të shkuar te autorët.
Në makinë ndodheshin një punonjës i Patrullës së Përgjithshme dhe një tjetër punonjës i Policisë Kufitare.