Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Atentati në Mynih/ Sulmuesit ju gjetën 300 fishekë të fshehur në çantë

2016/07/23 at 8:20 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Atentati në Mynih/ Sulmuesit ju gjetën 300 fishekë të fshehur në çantë

Tronditet Gjermania! Zyratrisht janë konfirmuar 9 viktima, tre prej të cilëve shqiptarë. Ata janë identifikuar si Sabina Sulaj, Armela Segashi dhe Dijamant Zabergja.

Autori i sulmit sipas raportimeve policore është vetëvrarë. Ai është një 18­vjeçar iraniano-­gjerman.

ORË PAS ORE: Ora 19:55

Policia gjermane ka bërë të ditur se viktimat e masakrës në Mynih ishin të moshës, 14 (3), 15 (2), 17, 19, 20 dhe 45 vjeç. Tre persona mes viktimave ishin të së njëjtën familje.

Ora 17:10

Hetuesit gjermanë kanë zbuluar se agresori i ngjarjes në Mynih ku mbetën të vrarë 9 persona ishte i fiksuar pas vrasjeve masive dhe madje kishte dhe një foto të Andres Breivik dhe profilin e tij në WhatsApp. 18-­vjeçari që sipas policisë përshkruhet si “i çmendur”, mund ta ketë planifikuar sulmin e tij me rastin e 5­-vjetorit të masakrës së norvegjezit, thonë prokurorët.

Ora 16:00

Agresori i ngjarjes në Myhin ku pati 9 të vdekur pati një debat të ashpër me një banor të zonës ku ndodhi ngjarja pranë qendrës tregtare “Olimpia”. Ali Sonboly, 18 vjeç, pati një sherr verbal me Thomas Salbey, 57 vjeç. Debati i tyre mund të dëgjohet dhe në videot e publikuara në rrjetet sociale.

Ora 15:00

Në një konferencë për mediat, kancelarja gjermane Angela Merkel,duke ndarë dhimbjen me familjet e viktimave dhe të lënduarve premtoi hetime deri në fund. “Ne do te arrijmë të kuptojmë çfarë e shkaktoi dhe do të bëjmë gjithçka për të garantuar lirinë dhe sigurinë në gjithë Gjermaninë’.

Ora 14:55

Dyshohet se autori i sulmit në Mynih kishte planifikuar masakër edhe më të madhe. Kjo, pasi policia ka njoftuar se në çantën e tij u gjetën së paku 300 fishekë.

Ora 14: 39

Policia njofton se viktimat janë tre 14­ vjeçare, dy 15­ vjeçare, një 17, 19, 20 dhe 45 vjecar. Në mesin e viktimave janë tre gra. “Viktimat janë të gjitha nga Mynihu dhe zonës përreth”­ thote policia, qe ka konfirmuar vdekjen e tre shtetasve te Kosoves.

Ora 13:50

Sulmi i realizuar nga Anders Breivik para saktësisht pesë vjetësh në Norvegji, mund ta ketë frymëzuar sulmin e mbrëmjes së 22 korrikut në Mynih të Gjermanisë, vlerëson policia gjermane. “Breivik mund ta ketë luajtur ndonjë rol”, ka thënë gjatë konferencës me gazetarë në Mynih, shefi i policisë së këtij qyteti, Hubertus Andrae. Ai ka shtuar se në dhomën ku ka jetuar autori i sulmit, janë gjetur materiale për sulme masive me armë.

Ora 12:18

Berlini zyrtar ka konfirmuar se autori i sulmit në Mynih nuk ka asnjë lidhje me ISIS, apo organizime të tjera. “Autori është i fiksuar pas të shtënave” ka thënë zyrtarisht policia federale.

Ora 11: 30

Policia konfirmon zyrtarisht se 18-­vjeçari, autori i sulmit në Mynih ka vrarë veten. “Plumbi i gjetur në kokën e tij nuk eshte e policise”­ thotë zyrtarisht policia.

Ora 11:10:

Mbyllet autopsia e trupit të autorit, që mbeti gjithashtu viktimë në Mynih.

Ora: 10:00

Dëshmitari Luan Zeqiri, citohet nga BBC se ishte në qendrën tregtare kur nisën të shtënat dhe se kishte shumë të bërtitura. Ai i tha policisë se kishte parë vetëm një sulmues, i cili bërtiste për shpifje kundër të huajve dhe kishte një çantë shpine. ‘Unë pashë në drejtim të tij dhe ai qëlloi dy njerëz te shkallët’ tha Zequiri për N­tv. Ai ishte fshehur në një dyqan ,më pas kishte vrapuar jashtë sapo kishte pasur rrugën të lirë dhe kishte parë trupa të vdekur dhe të plagosur në tokë.

Ora 09:39

Policia ka pezulluar kërkimet për të dyshuarin e sulmit të mbrëmshëm që mori jetën e nëntë personave në një qendër tregtare në Mynih të Gjermanisë, pasi vlerëson se incidenti ka pasur vetëm një sulmues i cili më pas ka vrarë vetën. Policia beson se autori i sulmit ka vepruar i vetëm dhe është gjetur i vdekur rreth 1 kilometër nga Qendra Tregtare apo “Olympia Einkaufszentrum”, ku edhe ka ndodhur sulmi. Autoritetet thonë se motivet që e kanë shtyrë atë ta bëj këtë ende nuk dihen.

Ora: 09:16:

Një tjetër shqiptar ka humbur jetën nga sulmet në Mynih. Ai është Dijamant Zabergja, 21 vjeçar. Lajmin e ka dhënë babai i djalit, Naim Zabergja, me një postim në profilin e tij në FB, ku shkruan: “Me pikllim te thell njoftoj farefisin, miqet dhe shoket se djali im Dijamant Zabergja 21 vjeqar u vra dje ne Minhen nga dora terroriste”

Ju sugjerojmë

Hakerat sulmojnë Bashkinë e Tiranës, rishfaqet “Homeland Justice”
Aktualitet

Hakerat sulmojnë Bashkinë e Tiranës, rishfaqet “Homeland Justice”

20 Qershor, 2025 12:14 pm
Ushtroi dhunë psikologjike ndaj babait, procedohet 60-vjeçari. E pëson edhe mjeku..
Aktualitet

Ushtroi dhunë psikologjike ndaj babait, procedohet 60-vjeçari. E pëson edhe mjeku..

20 Qershor, 2025 12:11 pm
Dy aksidente njëkohësisht, “paralizohet” qarkullimi në autostradën Tiranë-Durrës
Aktualitet

Dy aksidente njëkohësisht, “paralizohet” qarkullimi në autostradën Tiranë-Durrës

20 Qershor, 2025 12:07 pm
Spiropali merr pjesë në Samitin e Asamblesë Parlamentare të NATO-s në Bruksel
Aktualitet

Spiropali merr pjesë në Samitin e Asamblesë Parlamentare të NATO-s në Bruksel

20 Qershor, 2025 11:55 am
VIDEO/Shisnin drogë në lokalet e natës në ish-Bllok, zbardhen emrat e të arrestuarve
Aktualitet

VIDEO/Shisnin drogë në lokalet e natës në ish-Bllok, zbardhen emrat e të arrestuarve

20 Qershor, 2025 11:51 am
Irani vendos ndërprerje të përkohshme të internetit në gjithë vendin
Bota

A mund të jetë ndërhyrja ushtarake në Iran, zgjidhje për ndryshimin e regjimit?

20 Qershor, 2025 11:30 am
Drogë në lokalet e natës në ish-Bllok, lëshohen 33 masa sigurie në Tiranë
Aktualitet

Drogë në lokalet e natës në ish-Bllok, lëshohen 33 masa sigurie në Tiranë

20 Qershor, 2025 11:26 am
U gjet nga policia në bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’,i mituri i dorëzohet prindërve
Aktualitet

I riu denoncon zhdukjen e të atit, 84-vjeçari gjendet i vdekur në një kanal vaditës

20 Qershor, 2025 11:20 am
Ndahet nga jeta Ndue Cara, ish-kryebashkiaku dhe mjeku i Pukës
Aktualitet

Ndahet nga jeta Ndue Cara, ish-kryebashkiaku dhe mjeku i Pukës

20 Qershor, 2025 11:11 am
Prova të reja për lobimin në SHBA? Ilir Meta del sot para GJKKO
Aktualitet

Prova të reja për lobimin në SHBA? Ilir Meta del sot para GJKKO

20 Qershor, 2025 11:07 am
Para
Video/ Xhaxhai i shqiptarit të vrarë: Ja si e mësova vrasjen e Dijamantit

Video/ Xhaxhai i shqiptarit të vrarë: Ja si e mësova vrasjen e Dijamantit

Fotolajm/ Ja kush është djaloshi shqiptar që u vra dje në Mynih

Fotolajm/ Ja kush është djaloshi shqiptar që u vra dje në Mynih

I shënon Bolonjës, debutim ëndrrash për Odise Rroshin

I shënon Bolonjës, debutim ëndrrash për Odise Rroshin

Please login to join discussion

TE FUNDIT

Hakerat sulmojnë Bashkinë e Tiranës, rishfaqet “Homeland Justice”

Hakerat sulmojnë Bashkinë e Tiranës, rishfaqet “Homeland Justice”
20 Qershor, 2025

Faqja zyrtare e Bashkisë së Tiranës është jashtë funksionit. Shkak është bërë një sulm nga grupi i hakerave “Homeland Justice”,...

Lexo më shumë

Ushtroi dhunë psikologjike ndaj babait, procedohet 60-vjeçari. E pëson edhe mjeku..

Ushtroi dhunë psikologjike ndaj babait, procedohet 60-vjeçari. E pëson edhe mjeku..
20 Qershor, 2025

Ushtroi dhunë psikologjike ndaj babait të tij 88 vjeç, policia nis procedimin penal ndaj të birit. Po kështu sipas Policisë...

Lexo më shumë

Dy aksidente njëkohësisht, “paralizohet” qarkullimi në autostradën Tiranë-Durrës

Dy aksidente njëkohësisht, “paralizohet” qarkullimi në autostradën Tiranë-Durrës
20 Qershor, 2025

Dy aksidente në të dy anët e autostradës Tiranë-Durrës shkaktuan trafik të rënduar paraditen e sotme, 20 qershor. Disa automjete...

Lexo më shumë

Spiropali merr pjesë në Samitin e Asamblesë Parlamentare të NATO-s në Bruksel

Spiropali merr pjesë në Samitin e Asamblesë Parlamentare të NATO-s në Bruksel
20 Qershor, 2025

Kryetarja e Kuvendit Elisa Spiropali ndodhet në Bruksel në kuadër të Samitit të Asamblesë Parlamentare të NATO-s. Lajmin Spiropali e...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com