Një person është vrarë me armë zjarri nga persona të paidentifikuar. Atentati ndodhi rreth orës 23:50 në lagjen “Baxho”. Sipas burimeve të policisë Vangjel Çiko është gjendur i vrarë brenda automjetit tip ”Mercedes Benz”, në oborrin e banesës së tij.
Vangjel Çiko është babai i Dhimitër Çikos, i arrestuar për vrasjen e Aleksandër Bardhit, i cili u vra më 24 shator të vitit 2016 në fshatin Shendelli teksa punonte në arën e vet.
Njoftimi i policisë:
Më datë 19.08.2017, rreth orës 23:50, Salla Operative Sarandë ka marrë njoftim se në lagjen ”Baxho”, në Ksamil, janë dëgjuar të shtëna me armë zjarri.
Policia ka shkuar menjëherë në vendngjarje dhe nga verifikimi paraprak kanë konstatuar se brenda në automjetin tip ”Mercedes Benz”, në oborrin e banesës së tij, është gjendur i vrarë me armë zjarri nga persona të paidentifikuar, shtetasi V.C., 50 vjeç, banues në Ksamil.
Policia ka ngritur menjëherë pika të shumta kontrolli dhe janë angazhuar shërbimet për identifikimin dhe kapjen e autorit.
Grupi hetimor po vazhdon kryerjen e hetimeve për zbulimin dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes si edhe për kapjen e autorit.