Një person dyshohet se ka mbetur i plagosur gjatë atentatit me armë zjarri të ndodhur pasditen e sotme pranë fshatit Papër në Elbasan.
Persona të paidentifikuar që lëviznin me makinë, kanë qëllura 20 plumna ndaj një BMW me targa të vjedhura.
Nuk dihet objektivi i atentatit, pasi sipas policisë, personat që ndodheshin në makinë e kanë braktisur tek vendi i njohur si Ura e Zezë.
Sipas “ABC”, në makinën BMW u gjet një armë kallashnikov dhe një bidon benzinë. Nisur nga këto fakte, ka dyshime se personat që udhëtonin me të, mund të kishin planifikuar një atentat, por janë pikasur.
Paraprakisht dyshohet të ketë pasur shkëmbim zjarri mes dy personave te shumë kërkuar nga policia e Elbasanit. Policia e Elbasanit ka ngritur post-blloqe ne hyrje te qytetit ne Bradashesh.