Policia e Beratit ka shpallur në kërkim dy vëllezërit nga Durrësi, të cilët janë identifikuar si autorë të atentatit me armë zjarri që ndodhi mbrëmjen e djeshme në lagjen “Donika Kastrioti”.
Sipas uniformave blu mësohet se kanë qenë vëllezërit F.M. dhe A.M. të cilët kanë qëlluar me armë zjarri ndaj dy shtetasve të tjerë në Berat.
“Në vijim të informacionit paraprak të dhënë mbasditen e djeshme, ku dy shtetas qëlluan me armë zjarri nga një automjet në drejtim të shtetasve A. M., dhe A. Dh., 39 vjeç, të dy banues në Berat, ju informojmë se është bërë i mundur identifikimi dhe shpallja në kërkim e shtetasve F. M., 36 vjeç dhe M. M., 35 vjeç, (vëllezër), të dy banues në Durrës”, informon policia.