Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Atentati ndaj vëllezërve Beqiri, familja Çapja ka një mesazh për mediat

2017/06/21 at 4:35 PM
në Aktualitet, Kronikë, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Atentati ndaj vëllezërve Beqiri, familja Çapja ka një mesazh për mediat

Në orët e para të mëngjesit të sotëm breshëri armësh u shkrehën ndaj një punishteje ku punonin dy vëllezërit Beqiri në Elbasan. Ata fatmirësisht u shpëtuan plumbave duke marrë vetëm dëmtime të lehta. Duke qenë se kjo familje është në hasmëri disavjeçare me familje Capja në Elbasan, hasmëri që ka prodhuar disa viktima, mediat sollën në vëmendje historinë mes dy fiseve.

Por familjes Çapja nuk i ka pëlqyer aspak ky fakt, ndaj ka bërë për herë të parë një reagim publik.

“Të nderuar zonja dhe zotëri të mediave. Në emër të familjes Çapja dhe të ligjit, ju kërkoj të mos spekuloni me të vërtetën dhe lajmin. Në të kaluarën familja jonë ka vuajtur shtrembërimin e së vërtetës. Ka ardhur koha që mediat të marrin përgjegjësinë e së vërtetës. Me respekt, familja Çapja”

Viktimat e familjes Beqiri

Dy personat që janë qëlluar ditën e sotme para disa muajsh kanë humbur vëllanë, Sajmir Beqiri të cilit iu zu pritë në autostradë.

Ndërsa në gusht 2012 po këtyre personave u kanë vrarë vëllanë tjetër Gentian Beqiri dhe babain Nezir Beqiri.

Njoftimi i policisë

Më datë 21.06.2017, në orët e para të mëngjesit jemi njoftuar se në afërsi të një punishteje e cila ndodhet në Lagjen “Shënkoll” Elbasan janë dëgjuar të shtëna armësh.

Menjëherë shërbimet e policisë, janë nisur për në vendin e ngjarjes ku kanë konstatuar se brenda ndërtesës ndodheshin dy persona të dëmtuar lehtë.

Shtetasi G.B, 60 vjeç banues në Elbasan dhe shtetasi A.B, 49 vjeç banues në Elbasan, (vëllezër), të cilët janë dërguar për ndihmë mjekësore në spitalin Kirurgjik Elbasan dhe ndodhen, jashtë rrezikut për jetën.

Nga veprimet e para hetimore të kryera nga shërbimet e policisë rezultoi se persona të paidentifikuar dyshohet të kenë qëlluar me armë zjarri në drejtim të dy vëllezërve të cilët kanë qenë duke punuar në punishte.

Të dy shtetasit janë dëmtuar lehtë jo nga plumbat por gjatë tentativës për ti shpëtuar të shtënave me armë zjarri, duke u përplasur me sendet që ndodheshin brënda punishtes.

Grupi hetimor vijon hetimet për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes.

Etiketa: atentatbeqirielbasanfisi capja

Ju sugjerojmë

Celibashi: Votimi elektronik vetëm në njësinë 10 në Tiranë
Aktualitet

Celibashi: Votimi elektronik vetëm në njësinë 10 në Tiranë

3 Tetor, 2025 1:35 pm
Ndërtimet/ Rama prezanton masat e reja: Çdo leje duhet të jetë e lidhur me personin
Kryesore

Ndërtimet/ Rama prezanton masat e reja: Çdo leje duhet të jetë e lidhur me personin

3 Tetor, 2025 12:31 pm
Ndërtimet, Rama: Listë e zezë për shkelësit, për 5 vite s’do mund të marrin leje
Kryesore

Ndërtimet, Rama: Listë e zezë për shkelësit, për 5 vite s’do mund të marrin leje

3 Tetor, 2025 12:10 pm
Masat ligjore për ndërtimet, Rama: Po shkelët masën 2%, do konfiskohet ndërtesa
Kryesore

Masat ligjore për ndërtimet, Rama: Po shkelët masën 2%, do konfiskohet ndërtesa

3 Tetor, 2025 12:06 pm
Auto-Skicë
Kryesore

Kontrolli i territorit, Rama: Askush nuk futet më në pallate pa hipotekë

3 Tetor, 2025 12:02 pm
Dyshohet se bleu vota për PSD, SPAK merr të pandehur kryebashkiakun e PS
Kronikë

Dyshohet se bleu vota për PSD, SPAK merr të pandehur kryebashkiakun e PS

3 Tetor, 2025 11:21 am
Hotel me 48 prostituta në Tiranë, kapen 7 persona
Kronikë

Hotel me 48 prostituta në Tiranë, kapen 7 persona

3 Tetor, 2025 10:59 am
GJKKO pranon gjykim të shkurtuar për Jurgis Çyrbjan
Kronikë

GJKKO pranon gjykim të shkurtuar për Jurgis Çyrbjan

3 Tetor, 2025 10:44 am
Shpërthim i fuqishëm në një rafineri nafte në Los Angeles
Te Fundit

Shpërthim i fuqishëm në një rafineri nafte në Los Angeles

3 Tetor, 2025 10:22 am
Shkarkimi i Veliajt/Rama për Bashkinë e Tiranës:Sot nisim punën për zgjedhjet e reja
Kryesore

Socialistët në fushatë/ Rama mbledh të premten strukturat e Tiranës

3 Tetor, 2025 9:25 am
Para
Tërmeti zhvendos ishullin Lesbos në Greqi

Tërmeti zhvendos ishullin Lesbos në Greqi

Zv.ministri i Arsimit kundër ministres teknike: Absurd shkarkimi i drejtorëve në kohë provimesh

Zv.ministri i Arsimit kundër ministres teknike: Absurd shkarkimi i drejtorëve në kohë provimesh

Flet biznesmeni/ Ja sa më ofruan që të mos dëshmoja kundër Shullazit

Skandal/ Shullazi nxjerr në sallën e gjyqit emrat e politikanëve e zyrtarëve që ka takuar

TE FUNDIT

Celibashi: Votimi elektronik vetëm në njësinë 10 në Tiranë

Celibashi: Votimi elektronik vetëm në njësinë 10 në Tiranë
3 Tetor, 2025

Në një deklaratë për mediat, kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve Ilirjan Celibashi u shpreh se kostot e zgjedhjeve të...

Lexo më shumë

Ndërtimet/ Rama prezanton masat e reja: Çdo leje duhet të jetë e lidhur me personin

Ndërtimet/ Rama prezanton masat e reja: Çdo leje duhet të jetë e lidhur me personin
3 Tetor, 2025

Kryeministri Edi Rama gjatë një konference për shtyp me ministren e Punëve të Brendshme dhe me ministrinë Drejtësisë, foli për...

Lexo më shumë

Ndërtimet, Rama: Listë e zezë për shkelësit, për 5 vite s’do mund të marrin leje

Ndërtimet, Rama: Listë e zezë për shkelësit, për 5 vite s’do mund të marrin leje
3 Tetor, 2025

Kryeministri Edi Rama njoftoi krijimin e Regjistrit Kombëtar Elektronik për lejet e ndërtimit. Një tjetër masë, tha kreu i qeverisë,...

Lexo më shumë

Masat ligjore për ndërtimet, Rama: Po shkelët masën 2%, do konfiskohet ndërtesa

Masat ligjore për ndërtimet, Rama: Po shkelët masën 2%, do konfiskohet ndërtesa
3 Tetor, 2025

Në konferencën për mediat këtë të premte nga kryeministria, kreu i qeverisë Edi Rama, njoftoi të gjitha masat e reja...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com