Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Atentati ndaj Tofik Hykës, bizneset dhe konfikti i pronësisë me vëllanë

2017/06/28 at 4:08 PM
në Aktualitet, Kronikë, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Atentati ndaj Tofik Hykës, bizneset dhe konfikti i pronësisë me vëllanë

Biznesmenit Tofik Hyka iu bë atentat sot në Tiranë pranë stadiumit “Selman Stërmasi” dhe ndodhet në gjendje kritike për jetën. Për atentatin ndaj 56-vjeçarit janë marrë në pyetje dhe familjarë të tij.

Skeda e biznesmenit

Tofik Hyka ka lindur në Tiranë më 27 mars 1961 dhe është baba i dy vajzave 28 dhe 25 vjeç dhe i një djali 23 vjeç. Biznesmeni Tofik Hyka është djali i ish të dënuarit politik, Hysen Hyka.

Gjyqi me vëllain Sinan Hyka

Tofik Hyka ka pasur edhe një konflikt pronësie me vëllain e tij Sinan Hyka. Konkretisht më 14 qershor të vitit 2012, Sinan Hyka ka bërë padi civile në Gjykatën e Tiranës ndaj vëllait Tofik Hyka , duke kërkuar që të njihet si pronar i një toke me sipërfaqe 350 metër katror në fshatin Lalm të Tiranës.
Në padinë e civile, Gjykata e Tiranës vendosi që Sinan Hyka, vëllai i biznesmenit Tofik Hyka, të njihet si pronar i pjesës së tokës që i takon. Këtë vendim të vitit 2012, biznesmeni Tofik Hyka e ankimoi në Gjykatën e Apelit Tiranë. Në vitin 2014, edhe Gjykata e Apelit të Tiranës vendosi gjithashtu që Sinan Hyka të jetë pronar i tokës në fshatin Lalm të Tiranës, duke rrëzuar ankimimin e biznesmenit Tofik Hyka.

Bizneset e Tofik Hykës

Tofik Hyka është pronar i shoqërisë “Fabiona” sh.p.k e hapur në vitin 1995 dhe pronar i ish-fabrikës së tullave në Vorë, si dhe i dy objekteve të tjera në Xhafzotaj në Durrës, Vila tek “Katër Rrugët e Shijakut”. Në 20 nëntor të vitit 2012, shoqëria e tij “Fabiona” është vendosur nën sekuestro konservative nga përmbarimi privat “Strati Bailiff’S Service” sh.p.k, për shkak të debive që Tofik Hyka kishte.

Fabrika e tullave në Vorë “Fabiona” ishte hedhur në ankand nga Agjencia Kombëtare e Privatizimit në vitin 1995. Ndërkohë më 7 shkurt 1997, objekti i ka kaluar në favor Tofik Hykës, i cili e ka blerë për 1 milionë Dollarë dhe deri në vitin 1999 investoi 1.4 milionë Dollarë të tjerë. Në harkun kohor të dy viteve, blerja fabrikës së tullave dhe investimet e bëra kapin shifrën e 2.4 milionë Dollarëve.

Ky objekt me sipërfaqe prej 42 hektarësh që ndodhet në autostradën Tiranë-Durrës iu njoh zyrtarisht si pronë Tofik Hykës në vitin 1999, kur përfundoi edhe pagesën e kësteve për blerjen e objektit sipas kontratës. Në këtë vit, vlera e këtij biznesi kapi shifrën e 6.9 milionë Dollarëve.

Shoqëria tjetër e Tofik Hykës, “EUROFABIONAHYKA” merret me përpunimin e gurit, mermerit e granitit. Kjo shoqëri është e fokusuar gjithashtu në tregti shumice dhe pakice; import dhe eksport dhe furnizim i porosive dhe mallrave të ndryshëm; shërbime të mbikëqyrjes dhe ruajtjes fizike dhe të objekteve; ndërtim, zhvillim dhe shërbime në fushën e turizmit. /Tvklan.al

Ju sugjerojmë

Analiza: Çfarë do të thotë të jesh grua në politikën kosovare?
Rajoni

Analiza: Çfarë do të thotë të jesh grua në politikën kosovare?

6 Qershor, 2025 6:35 pm
Mitroviç për duelin me Shqipërinë: Do japim mmaksimumin, fokusi ynë janë 3 pikët
Kryesore

Mitroviç për duelin me Shqipërinë: Do japim mmaksimumin, fokusi ynë janë 3 pikët

6 Qershor, 2025 6:24 pm
Trajneri i Serbisë para sfidës: Kujdes nga kuqezinjtë, mund të na ndëshkojnë
Kryesore

Trajneri i Serbisë para sfidës: Kujdes nga kuqezinjtë, mund të na ndëshkojnë

6 Qershor, 2025 6:04 pm
I arrestuar në operacionin “URA”, shqiptari ekstradohet nga Belgjika në Itali
Aktualitet

I arrestuar në operacionin “URA”, shqiptari ekstradohet nga Belgjika në Itali

6 Qershor, 2025 5:52 pm
Përfshihet nga flakët një banesë pranë qendrës në Vlorë
Aktualitet

Përfshihet nga flakët një banesë pranë qendrës në Vlorë

6 Qershor, 2025 5:23 pm
Shtetet e BE-së synojnë të ulin kompensimin për vonesat e fluturimeve
Bota

Shtetet e BE-së synojnë të ulin kompensimin për vonesat e fluturimeve

6 Qershor, 2025 5:11 pm
Politikanët në Rusi ‘tallen’ me sherrin Trump-Musk: Mos u grindni djema!
Bota

Politikanët në Rusi ‘tallen’ me sherrin Trump-Musk: Mos u grindni djema!

6 Qershor, 2025 4:59 pm
BE mbështet Gjykatën Ndërkombëtare Penale pas sanksioneve të SHBA-së
Bota

BE mbështet Gjykatën Ndërkombëtare Penale pas sanksioneve të SHBA-së

6 Qershor, 2025 4:49 pm
Serbët përgjojnë stërvitjet e Sylvinho-s, pamje filmike nga përgatitja e kuqezinjve
Sport

Serbët përgjojnë stërvitjet e Sylvinho-s, pamje filmike nga përgatitja e kuqezinjve

6 Qershor, 2025 4:37 pm
(Foto-Video) “Blindohet” Rinasi dhe Tirana gjatë eskortimit të skuadrës serbe
Kryesore

(Foto-Video) “Blindohet” Rinasi dhe Tirana gjatë eskortimit të skuadrës serbe

6 Qershor, 2025 4:08 pm
Para
Idrizi shigjeton Ramën: Anëtarësia jonë, vëllazëri jo klientelë

PDIU ankesë në KQZ: Gabime me votat në Tiranë

Foto/Kjo Police gjermane do ju bënte të shkonit në burg me dëshirë

Foto/Kjo Police gjermane do ju bënte të shkonit në burg me dëshirë

Temperaturat e larta alarmojnë Shqipërinë, ja datat kur duhet të bëni kujdes të madh

Temperaturat e larta alarmojnë Shqipërinë, ja datat kur duhet të bëni kujdes të madh

TE FUNDIT

Analiza: Çfarë do të thotë të jesh grua në politikën kosovare?

Analiza: Çfarë do të thotë të jesh grua në politikën kosovare?
6 Qershor, 2025

Teksa zërat e grave po bëhen gjithnjë e më të pranishëm në skenën politike të Kosovës, përballja me seksizëm, kërcënime...

Lexo më shumë

Mitroviç për duelin me Shqipërinë: Do japim mmaksimumin, fokusi ynë janë 3 pikët

Mitroviç për duelin me Shqipërinë: Do japim mmaksimumin, fokusi ynë janë 3 pikët
6 Qershor, 2025

Kur na ndajnë afërsisht 24 orë nga sfida e shumëpritur e Kombëtares tonë me Serbinë, sulmuesi serb, Aleksandër Mitroviç doli...

Lexo më shumë

Trajneri i Serbisë para sfidës: Kujdes nga kuqezinjtë, mund të na ndëshkojnë

Trajneri i Serbisë para sfidës: Kujdes nga kuqezinjtë, mund të na ndëshkojnë
6 Qershor, 2025

Trajneri i Serbisë, Dragan Stojkovic, foli  pasditen e sotme në konferencën për shtyp, në prag të duelit me Shqipërinë. Tekniku...

Lexo më shumë

I arrestuar në operacionin “URA”, shqiptari ekstradohet nga Belgjika në Itali

I arrestuar në operacionin “URA”, shqiptari ekstradohet nga Belgjika në Itali
6 Qershor, 2025

Një shtetas shqiptar, i cili u arrestua më 21 maj në Arlon të Belgjikës, si pjesë e operacionit ndërkombëtar “URA”...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com