Familjarët e shoferit te Parkut të Ministrisë së Brendshme, i cili mbeti i plagosur në një atentat mbrëmjen e së premtes, tregojnë se ai kishte shprehur shqeqësim se dikush e ndiqte.
Por as ai vetë e as të afërmit e tij nuk kanë mundur të tregojnë më shumë rreth personit që e ndiqte 37 vjeçarin.
“Na tha se kishte parë një person që e vëzhgonte hap pas hapi, duke e ndjekur me makinë. Por nuk bëri kallëzim për këtë gjë, nuk kishte arsye. E pyetëm se si ishte ky person, por na tha se nuk kishte mundur ta fiksonte. Madje as se çfarë makine kishte nuk na tregoi”, kanë deklaruar familjarët e shoferit të plagosur.
Vetë shoferi ka thënë se kishte parë lëvizje të dyshimta kur dilte e kthehej nga puna, por nuk kishte bërë kallëzim.