Pamjet që shihni më poshtë tregojnë autorin e dyshuar të ngjarjes në Tiranë, i cili qëlloi me armë në drejtim të një automjeti, që drejtohej nga një 42-vjeçar.
Ngjarja ndodhi rreth orës 06:45 të mëngjesit të sotëm në rrugën ‘Don Bosko’ në kryeqytet.
Sipas denoncimit të Rudolf Zefit, një person i paidentifikuar qëlloi me armë në drejtim të tij dhe më pas u largua nga vendngjarja.
Ndërkaq, sikurse duket në foto autori shfaqet duke lëvizur në këmbë dhe mban pistoletën në dorë. Fill pas ngjarjes, ai u arratis.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe kapjen e tij.