Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Atentati ndaj Çapajve, prokuroria: Si e zbuluam Shkëlzen Hasanpapajn

2017/02/08 at 4:12 PM
në Aktualitet, Kronikë, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Atentati ndaj Çapajve, prokuroria: Si e zbuluam Shkëlzen Hasanpapajn

Prokuroria dha sot të tjera detaje për arrestimin në Hollandë të Shkëlzen Hasanpapajt për llogari të drejtësisë shqiptare. Ai dyshohet për veprat penale të “Vrasjes në rrethana cilësuese”, mbetur në tentativë dhe “mbajtje pa leje e armëve luftarake”.


M kërkesë të Prokurorisë së Elbasanit, gjykata e qytetit ka vendosur ndaj tij, në nëntor 2016 masën e sigurisë “arrest në burg”, pasi dyshohet se, paraditen e datës 06 qershorit 2016, në qytetin e Elbasanit, përballë ish-kirurgjisë ka qëlluar me armë në drejtim të automjetit me targe AA xxx NE, duke plagosur brenda tij shtetasin Bledar Muça, si dhe është plagosur shtetasja M. Kermezo, punonjëse policie, e cila, në momentin e ngjarjes, ka qenë rastësisht si këmbësore aty.

Prokuroria tha se “nga këqyrja e vendit të ngjarjes, ndër të tjera, janë gjetur edhe disa objekte, të cilat mund të shërbenin për identifikimin e autorit. Kështu, janë gjetur një çantë kamuflazhi, arma e krimit, si edhe sende që dyshohet se janë përdorur nga autori.

Për të gjitha këto sende është kryer analiza e ADN-së, në bazë të të cilës është përftuar profil i njëjtë gjenetik. Pra, gjurmët e ADN-së së gjakut, të gjetura në armën e krimit, ishin të njëjta me ato të gjetura në çantën e kamuflazhit, si edhe në sendet e tjera, të cilat gjendeshin në vendin nga ku është kryer atentati.

Në vijim të hetimit, janë siguruar të dhëna operative se autori i atentatit mund të ishte shtetasi Shkëlzen Hasanpapaj. Për këtë arsye, është bërë kërkimi i këtij shtetasi, me qëllim për të realizuar krahasimin e mostrave të ADN-së të gjendur në vendngjarje me profilin gjenetik të këtij shtetasi. Ky person nuk është arritur të gjendet, pasi rezultoi që pas ditës së atentatit, të jetë larguar nga Shqipëria.

Për të siguruar provat e nevojshme, nga ana e Prokurorisë së Elbasanit është urdhëruar ekspertiza e ADN-së për prindërit e të dyshuarit Hasanpapaj. Nga ekspertiza, rezultoi se ADN-ja e gjetur në vendin e ngjarjes lidhet me shtetasit Q. dhe A. Hasanpapaj (prindërit e të dyshuarit) në raportin “nënë-bir” dhe “babë-bir”.

Çifti i prindërve Q. dhe A. Hasanpapaj kanë dy fëmijë, djem. Është bërë analiza gjenetike e shtetasit S. Hasanpapaj (vëllai i të dyshuarit) dhe ka rezultuar se profili gjenetik i gjendur në vendngjarje, NUK përputhet me atë të gjetur në vendin e ngjarjes.
Në bazë të analizës gjenetike, por edhe në bazë të provave të tjera të përfituara gjatë hetimit të deritanishëm, janë krijuar dyshimet e arsyeshme se autori i ngjarjes së datës 06.06.2016 në Elbasan është shtetasi Shkëlzen Hasanpapaj. Ndaj këtij shtetasi është nxjerrë urdhëri i kërkimit ndërkombëtar, pasi rezultonte se ai ishte larguar jashtë Shqipërisë”.

Etiketa: atentatelbasanhasanpapajhetimeprokurori


Ju sugjerojmë

Presidenti Putin shpall armëpushim 3-ditor në Ukrainë: Kievi të bëjë të njëjtën gjë
Bota

Kremlini: Pak gjasa për një marrëveshje paqeje në Ukrainë gjatë Krishtlindjes

21 Dhjetor, 2025 9:10 pm
Trump: SHBA do të godasë ISIS-in pas vrasjes së tre amerikanëve në Siri
Bota

SHBA do të ndërmarrë masa më të rrepta për emigracionin e paligjshëm në 2026-ën

21 Dhjetor, 2025 8:01 pm
“Kur mbaron mandati misionarit?”/ Berisha: Kur shqiptarët të votojnë të lirë
Kryesore

Berisha: Shishe vere me vlerë miliona euro zhduken nga vinoteka e Agasit

21 Dhjetor, 2025 7:16 pm
I riu vrau 34-vjeçarin në Tiranë pasi i ngacmoi të dashurën
Kronikë

Plagoset me thikë 45-vjeçari në Durrës

21 Dhjetor, 2025 6:30 pm
Digjet banesa në Fier, dyshohet për zjarr të qëllimshëm
Aktualitet

Digjet banesa në Fier, dyshohet për zjarr të qëllimshëm

21 Dhjetor, 2025 6:26 pm
Lapaj i përgjigjet Viktor Zhustit për foton: Më the postoje pa problem…
Aktualitet

Lapaj i përgjigjet Viktor Zhustit për foton: Më the postoje pa problem…

21 Dhjetor, 2025 6:21 pm
Aktori Viktor Zhusti distancohet nga Lapaj: Ma përdori foton për miting
Aktualitet

Aktori Viktor Zhusti distancohet nga Lapaj: Ma përdori foton për miting

21 Dhjetor, 2025 5:38 pm
Protesta e 22 dhjetorit, Bardhi-qytetarëve: Ja pse nesër duhet të bëhemi bashkë
Kryesore

Protesta e 22 dhjetorit, Bardhi-qytetarëve: Ja pse nesër duhet të bëhemi bashkë

21 Dhjetor, 2025 5:35 pm
Ngjarja në Fushë-Krujë/Qëllohet me armë ndaj lokalit të ish-shoferit të Arjan Ndojës
Kronikë

Plagosën dy persona në Kukës, shpallen në kërkim vëllezërit

21 Dhjetor, 2025 5:32 pm
Izraeli nis një ofensivë të re të zgjeruar në Rripin e Gazës
Bota

Plani i paqes në Gaza, Hamasi nuk pranon të çarmatoset

21 Dhjetor, 2025 5:29 pm
Para
Reforma në drejtësi nis me shkelje, dy gjyqtarë pa Magjistraturë

Reforma në drejtësi nis me shkelje, dy gjyqtarë pa Magjistraturë

Video/ Gjobëvenësit dalin në gjykatë, kërcënuan biznesmenin: “25 mijë euro ose të vramë djalin”

Video/ Gjobëvenësit dalin në gjykatë, kërcënuan biznesmenin: "25 mijë euro ose të vramë djalin"

Foto/ Mosha është thjesht një numër! 63 vjeçarja në kopertinën e “Sports Illustrated”

Foto/ Mosha është thjesht një numër! 63 vjeçarja në kopertinën e “Sports Illustrated”
















TE FUNDIT

Kremlini: Pak gjasa për një marrëveshje paqeje në Ukrainë gjatë Krishtlindjes

Presidenti Putin shpall armëpushim 3-ditor në Ukrainë: Kievi të bëjë të njëjtën gjë
21 Dhjetor, 2025

Një zyrtar i lartë i Kremlinit ka minimizuar shanset për një përparim të madh në bisedimet e paqes në Ukrainë,...

Lexo më shumë

SHBA do të ndërmarrë masa më të rrepta për emigracionin e paligjshëm në 2026-ën

Trump: SHBA do të godasë ISIS-in pas vrasjes së tre amerikanëve në Siri
21 Dhjetor, 2025

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, po përgatitet për një goditje më agresive ndaj emigracionit në vitin 2026 me miliarda dollarë fonde të...

Lexo më shumë

Berisha: Shishe vere me vlerë miliona euro zhduken nga vinoteka e Agasit

“Kur mbaron mandati misionarit?”/ Berisha: Kur shqiptarët të votojnë të lirë
21 Dhjetor, 2025

Kryetari i PD, Sali Berisha, reagoi duke e denoncuar si një vjedhje të rëndë shtetërore. Përmes një postimi në Facebook,...

Lexo më shumë

Plagoset me thikë 45-vjeçari në Durrës

I riu vrau 34-vjeçarin në Tiranë pasi i ngacmoi të dashurën
21 Dhjetor, 2025

Një 45-vjeçar është gjetur i plagosur me thikë në sektorin Hekurudha të lagjes 13 në Durrës mbrëmjen e sotme. 45-vjeçari...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com