Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Atentati ndaj Arjan Ndojit/ I tradhtoi teknologjia, si “zbërthyen” francezët aplikacionin “Sky” dhe morën përgjimet

2023/02/15 at 7:55 PM
në Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Atentati ndaj Arjan Ndojit/ I tradhtoi teknologjia, si “zbërthyen” francezët aplikacionin “Sky” dhe morën përgjimet

Zbulohen të tjera detaje nga dosja hetimore në lidhje me atentatin e dështuar ndaj ish-prokurorit Arjan Ndoji, ku mbeti i vrarë shoferi i tij, Andi Maloku.

Emisioni “Në Shënjestër” zbardh faktet se si autoritetet franceze ‘zbërthyen’ aplikacionin ‘Sky’ dhe morën përgjimet e anëtarit të bandës së Durrësit, Plaurent Dervishaj. Dervishaj me bashkëpunëtorët e tij, mendonin se ishin të painterceptueshëm, gati të padukshëm në membranën e tyre të krimit.

Por ajo që duket se i tradhtoi ishte pikërisht mendimi se mbrojtja e tyre ishte teknologjia. Ideja se aplikacioni ‘Sky’ sipas tyre ishte plani më i sigurt për të komunikuar dhe se hetuesit nuk do të mund t’i gjurmonin dot, treguan se grupi i Plaurent Dervishaj i kishte bërë llogaritë pa ekspertët e duhur. Kjo pasi nuk e kishin menduar se një ditë bisedat e tyre me sfond kriminal në këtë aplikacion, do të binin në duart e hetuesve. Ashtu sikurse ndodhi në përfshirjen e tyre në një nga ngjarjet më të rënda kriminale të ndodhura në vitet e fundit në Shqipëri.

Bëhet fjalë për atentatin ndaj Arjan Ndojit, asokohe prokuror i Durrësit, ngjarje të cilin ekspertët francezë, të vënë në kërkim të gjurmëve të një rrjeti kokaine, mundën që falë dekriptimit të aplikacionit ‘Sky’ të zbërthenin njëkohësisht edhe bisedat e këtij grupi kriminal, me bazë në qytetin bregdetar shqiptar.
Por si mundi prokuroria franceze që nëpërmjet aplikacionit ‘Sky’ me të cilin kishin komunikuar urdhëruesit dhe ekzekutorët e krimit, të zbërthente jo vetëm atë ngjarje, por edhe të tjera që po planifikoheshin ndërkohë?!
Çfarë përmbanin këto biseda që çuan në arrestimin e disa prej të dyshuarve dhe shpalljen në kërkim të Plaurent Dervishaj dhe Ramazan Rrajës?

Kjo dosje, e cila falë edhe ndihmës së autoriteteve franceze, çoi SPAK, drejt identifikimit të të gjithë pjesëmarrësve në këtë klan kriminal. Sipas dosjes së siguruar nga emisioni ‘Në shënjestër’ plani për ekzekutimin e prokurorit Arian Ndoji dhe mikut të tij ‘Rrumi’, thuhet se nisi fillimisht me shkarkimin e aplikacionit ‘Sky’. Kjo me qëllim që ata të mos përgjoheshin nga organet ligjzbatuese, ndërsa grupi kriminal i Plaurent Dervishaj, e cilësonte të padepërtueshëm.

Por ky aplikacion nuk ishte i padepërtueshëm për hetuesit francezë dhe ekspertët e tyre të specializuar në ç’kodimin e aplikacioneve të tilla, sado të sofistikuara që ato mund të jenë. Siç thuhet edhe në dosje, një ndihmë të vyer në këtë rast ia kanë dhënë edhe vetë përdoruesit e saj, të cilët kanë lënë gjurmët e tyre të krimit në këtë aplikacion, gjatë bisedave që kanë zhvilluar./ BW

Ju sugjerojmë

Vetëplagoset me armën e gjahut 57-vjeçari në Postribë
Aktualitet

Vetëplagoset me armën e gjahut 57-vjeçari në Postribë

9 Qershor, 2025 7:11 pm
Inflacioni në Maj zbret në 2.2%, shtrenjtohet argëtimi
Aktualitet

Inflacioni në Maj zbret në 2.2%, shtrenjtohet argëtimi

9 Qershor, 2025 6:58 pm
Ukrainasit rrëzojnë avionin spiun të Putinit në tokën ruse
Bota

Ukrainasit rrëzojnë avionin spiun të Putinit në tokën ruse

9 Qershor, 2025 6:53 pm
Kallëzimi i gjyqtares Irena Gjoka, SPAK thërret nesër Sali Berishën
Kronikë

Kallëzimi i gjyqtares Irena Gjoka, SPAK thërret nesër Sali Berishën

9 Qershor, 2025 6:46 pm
Irani do t’i paraqesë së shpejti SHBA-së një propozim bërthamor
Bota

Irani do t’i paraqesë së shpejti SHBA-së një propozim bërthamor

9 Qershor, 2025 6:24 pm
Pushuesit dhe policia shpëtojnë turisten spanjolle, u rrëzua në plazhin e Filikurit
Kronikë

Pushuesit dhe policia shpëtojnë turisten spanjolle, u rrëzua në plazhin e Filikurit

9 Qershor, 2025 5:47 pm
Begaj pret në takim një përfaqësi të Këshillit Kombëtar Shqiptar në Serbi
Politikë

Begaj pret në takim një përfaqësi të Këshillit Kombëtar Shqiptar në Serbi

9 Qershor, 2025 5:43 pm
Cristian Chivu zgjidhet trajneri i ri i Interit
Sport

Cristian Chivu zgjidhet trajneri i ri i Interit

9 Qershor, 2025 5:38 pm
Rusia kundër NATO: Forcimi i mbrojtjes do të jetë në kurriz të evropianëve
Bota

Rusia kundër NATO: Forcimi i mbrojtjes do të jetë në kurriz të evropianëve

9 Qershor, 2025 5:35 pm
Ministri i Brendshëm i Gjermanisë: Rritje e dhunës te ekstremistët e rinj
Bota

Ministri i Brendshëm i Gjermanisë: Rritje e dhunës te ekstremistët e rinj

9 Qershor, 2025 5:11 pm
Para
Ukraina nis prodhimin e predhave me një shtet të NATO-s

Ukraina nis prodhimin e predhave me një shtet të NATO-s

Tregu i punës dhe pagat e ulëta në Shqipëri

Tregu i punës dhe pagat e ulëta në Shqipëri

Blinken do të vizitojë Turqinë për të parë gjendjen pas tërmeteve

Blinken do të vizitojë Turqinë për të parë gjendjen pas tërmeteve

TE FUNDIT

Vetëplagoset me armën e gjahut 57-vjeçari në Postribë

Vetëplagoset me armën e gjahut 57-vjeçari në Postribë
9 Qershor, 2025

Një 57-vjeçar është vetëplagosur aksidentalisht me një armë gjahu në fshatin Ura e Shtrejt, Postribë. Sipas informacioneve të para, shtetasi...

Lexo më shumë

Inflacioni në Maj zbret në 2.2%, shtrenjtohet argëtimi

Inflacioni në Maj zbret në 2.2%, shtrenjtohet argëtimi
9 Qershor, 2025

Sipas raportit të INSTAT, inflacioni, që mat ndryshimin vjetor të indeksit të çmimeve të konsumit, në muajin maj 2025 është...

Lexo më shumë

Ukrainasit rrëzojnë avionin spiun të Putinit në tokën ruse

Ukrainasit rrëzojnë avionin spiun të Putinit në tokën ruse
9 Qershor, 2025

Lufta mes Ukrainës dhe Rusisë nuk po zhvillohet vetëm në frontin tokësor, por edhe në hapësirën ajrore, ku të dyja...

Lexo më shumë

Kallëzimi i gjyqtares Irena Gjoka, SPAK thërret nesër Sali Berishën

Kallëzimi i gjyqtares Irena Gjoka, SPAK thërret nesër Sali Berishën
9 Qershor, 2025

Kryetari i PD, Sali Berisha është thirrur nga SPAK të paraqitet më 10 qershor (nesër), ora 10:00, për të dhënë...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com