Identifikohet personi i plagosur me armë zjarri nga një atentat në qytetin e Shkodrës. Bëhet fjalë për 35 vjeçarin Valter Çoba.
Ky i fundit ishte duke lëvizur me automjetin e tij në lagjen “Skënderbeg” ku persona të paidentifikuar i kanë ngritur një pritë dhe e kanë qëlluar me armë zjarri.
Mësohet se ngjarja ka ndodhur në një rrugicë pa drita.