Një shtetas rus, i dyshuar për të shtënat ndaj zyrtarit të lartë të inteligjencës ushtarake ruse Vladimir Alekseyev në Moskë, është arrestuar në Dubai dhe dorëzuar te autoritetet ruse, njofton shërbimi i sigurisë FSB.
Burime mediatike ruse bëjnë të ditur se i dyshuari, rreth të 60-ave, ishte arratisur në Emiratet e Bashkuara Arabe. Një bashkëpunëtor i dyshuar u arrestua në Moskë, ndërsa një tjetër u largua drejt Ukrainës, shkruan The Guardian.
Vladimir Alekseyev, zëvendësdrejtori i shërbimit rus të inteligjencës ushtarake GRU, u qëllua në një apartament në Moskë të premten dhe u dërgua në spital. Ai është nën sanksione perëndimore për rolin e dyshuar në sulme kibernetike.
Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, e ka akuzuar Ukrainën për organizimin e sulmit. Deri më tani, autoritetet në Kievi nuk kanë komentuar lidhur me këtë rast.















