Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Atentati i Mbrostarit/ Zbulohet skema e vrasjes. Ja se si i ruajtën vrasësit viktimat deri në ditën e eleminimit

2016/02/19 at 9:52 AM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Atentati i Mbrostarit/ Zbulohet skema e vrasjes. Ja se si i ruajtën vrasësit viktimat deri në ditën e eleminimit

Zbardhet organizimi dhe kryerja e atentatit në Fier. Sipas grupit të hetimit, të dhënat e deritanishme për zbardhjen e vrasjes së Denis Kasës e plagosjes së dy miqve të tij, Kelmend Kastrati dhe Elton Margaritari, kanë bërë të mundur dokumentimin e autorësisë së Ilir Memushajt dhe të shpallurit në kërkim E. Binjaku si edhe bashkëpunimin e Ylli Nazërajt dhe oficerit të SHISH­ it Florjan Bushi në këtë krim.

Ndërkohë po punohet për dokumentimin e shkaqeve që kanë çuar në këtë atentat mafioz, ku objekt i autorëve dyshohet të ketë qenë Kelmend Kastrati.

Sipas të dhënave nga grupi i hetimit, provat e siguruara kanë çuar në zbardhjen e gjithë mekanizimit të vrasjes dhe rolet e secilit prej bashkëpunëtorëve.

Edhe pse nuk jepen detaje për shkak të sekretit hetimor, dyshohet se shkak i atentatit ka qenë një vazhdimësi konfliktesh mes Binjakut dhe fisit Kastrati, konflikt ky i dyshuar se u shënua para rreth 1 viti.

Siç tregojnë burime të Panorames, E. Binjaku dyshohet të ketë qenë organizatori i kësaj vrasjeje. Ai dyshohet se ka shkuar së bashku me Ylli Nazërajn në Tiranë dhe me një person tjetër, të cilit i kanë kërkuar të marrë një makinë me qira, pasi nuk kishin me vete dokumentet.

Ndërsa paratë që duhej të paguante për qiranë e makinës dyshohet se ia ka dhënë E. Binjaku. Këtë autoveturë e ka përdorur për pak kohë Ylli Nazëraj, i cili më pas, me porosi të Binjakut, ia ka dhënë Ilir Memushajt.

Për rreth dy ditë ky i fundit e ka përdorur mjetin për të kryer vëzhgime të objektivit të atentatit. Pas kësaj, në lojë është futur oficeri i SHISH­it, Florjan Bushi, i cili, po me porosi të E. B., dyshohet se i ka dhënë Memushajt informacione rreth personave që do të qëlloheshin.

Nga hetimet e deritanishme është arritur të konkludohet se Memushaj dhe E. Binjaku, tashmë i shpallur në kërkim ndërkombëtar, kanë qëlluar ndaj viktimës dhe të plagosurve.

Por duke vënë para provave hipotetike ditën e djeshme Ylli Nazërajn, hetuesit kanë nisur të dyshojnë se edhe Ylli Nazëraj mund të ketë asistuar në vrasje, pavarësisht se deri tani është provuar vetëm dhënia e ndihmës në sigurimin e kushteve dhe mjeteve për kryerjen e atentatit.

Po nga burime të gazetës mësohet se ashtu si Ilir Memushaj, edhe Ylli Nazëraj nuk ka pranuar të flasë asnjë fjalë. Sot ai pritet të paraqitet në Gjykatën e Fierit ku do të caktohet edhe masa e sigurisë ndaj tij.

Dyshimet flasin se të tre të arrestuarit e deritanishëm janë paguar prej E. B. për të bashkëpunuar me të./ Panorama.al

Ju sugjerojmë

Ori Nebiaj kritike ndaj PD: Riciklohen të njëjtat fytyra
-U tha në Opinion

Ori Nebiaj kritike ndaj PD: Riciklohen të njëjtat fytyra

15 Maj, 2025 10:51 pm
Sejamini parashikon zgjedhje të parakohshme në Tiranë
-U tha në Opinion

Sejamini parashikon zgjedhje të parakohshme në Tiranë

15 Maj, 2025 10:41 pm
Vota e diasporës dhe zarfet e ardhur nga Greqia, Balla sqaron se çfarë ka ndodhur
-U tha në Opinion

Vota e diasporës dhe zarfet e ardhur nga Greqia, Balla sqaron se çfarë ka ndodhur

15 Maj, 2025 10:28 pm
Zelensky mbërrin në Tiranë, pritet në aeroport nga ministri Vengu
Kryesore

Zelensky mbërrin në Tiranë, pritet në aeroport nga ministri Vengu

15 Maj, 2025 10:19 pm
Begaj takim me Costën: Populli shqiptar mbështet anëtarësimin e vendit në BE
Kryesore

Begaj takim me Costën: Populli shqiptar mbështet anëtarësimin e vendit në BE

15 Maj, 2025 10:15 pm
Parashikoi votën e diasporës që në Janar, Fevziu-Ballës: Tani je fiks për akuzë…
-U tha në Opinion

Parashikoi votën e diasporës që në Janar, Fevziu-Ballës: Tani je fiks për akuzë…

15 Maj, 2025 10:04 pm
Liderët e Ballkanit Perëndimor dhe krerët e BE-së, darkë informale në Tiranë
Kryesore

Liderët e Ballkanit Perëndimor dhe krerët e BE-së, darkë informale në Tiranë

15 Maj, 2025 9:46 pm
Qato tregon në ‘Opinion’ kufizimet për samitin: Nuk hyn as makinë e as këmbësor!
-U tha në Opinion

Qato tregon në ‘Opinion’ kufizimet për samitin: Nuk hyn as makinë e as këmbësor!

15 Maj, 2025 9:35 pm
Berisha në Bruksel: Mora mbështetje nga partitë anëtare të IDU për rikthimin e …
Politikë

Berisha në Bruksel: Mora mbështetje nga partitë anëtare të IDU për rikthimin e …

15 Maj, 2025 9:11 pm
Aksion policor në Korçë/Dy persona në prangat e policisë, priten disa urdhër-arreste
Aktualitet

Aksion policor në Korçë/Dy persona në prangat e policisë, priten disa urdhër-arreste

15 Maj, 2025 8:41 pm
Para
Njihuni me kopshtin më romantik në botë

Njihuni me kopshtin më romantik në botë

Pse kunati lajmëroi policinë që në shtëpinë e Xhesika Ndojit ka hyrë hajduti?

Pse kunati lajmëroi policinë që në shtëpinë e Xhesika Ndojit ka hyrë hajduti?

Linda Halimi këndon himnin amerikan në NBA

Linda Halimi këndon himnin amerikan në NBA

Please login to join discussion

TE FUNDIT

Ori Nebiaj kritike ndaj PD: Riciklohen të njëjtat fytyra

Ori Nebiaj kritike ndaj PD: Riciklohen të njëjtat fytyra
15 Maj, 2025

Rezultatet e zgjedhjeve të 11 Majit, kanë ngjallur zhgënjim dhe mosbesim tek selia blu. Humbja e opozitës ka nxitur shumë...

Lexo më shumë

Sejamini parashikon zgjedhje të parakohshme në Tiranë

Sejamini parashikon zgjedhje të parakohshme në Tiranë
15 Maj, 2025

Analisti Neritan Sejamini u shpreh në emisionin “Opinion” këtë të enjte se opozita duhet të reflektojë. Sipas tij, pavarësisht rezultatit...

Lexo më shumë

Vota e diasporës dhe zarfet e ardhur nga Greqia, Balla sqaron se çfarë ka ndodhur

Vota e diasporës dhe zarfet e ardhur nga Greqia, Balla sqaron se çfarë ka ndodhur
15 Maj, 2025

Drejtuesi politik i Partisë Socialiste për diasporën, Taulant Balla ishte mbrëmjen e sotme në një lidhje për emisionin ‘Opinion’, ku...

Lexo më shumë

Zelensky mbërrin në Tiranë, pritet në aeroport nga ministri Vengu

Zelensky mbërrin në Tiranë, pritet në aeroport nga ministri Vengu
15 Maj, 2025

Në kuadër të Samitit të Komunitetit Politik Europian në Tiranë, mbrëmjen e sotme ka mbërritur edhe Presidenti i Ukrainës, Volodymyr...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com