Ka ndërruar jetë në spitalin e Shkodrës pak minuta më parë shtetasi Andrea Çoba, i cili u qëllua në pritë mbrëmjen e sotme në qytetin verior. 28vjeçar, u qëllua me armë zjarri në makinën e tij ndërsa po lëvizte në lagjen “Skënderbeg”
Ai u gjet në automjetin e tij tip Golf me një plumb në fytyrë, ndërsa pranë vetes kishte edhe një pistoletë tip “Beretta”.
Kjo ngre dyshimet se ai mund t’u jetë kundërpërgjigjur atentatorëve me armë zjarri.
Policia ka sekuestruar pamjet filmike të kamerave tësigurisë së bizneseve aty pranë dhe ka nisur punën për kapjen e autorëve.