Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Atentati i Fierit/ Prokuroria: Ja se si agjenti i SHISH, i çonte vrasësit përgjimet që kryente për viktimat

2016/01/25 at 8:10 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Atentati i Fierit/ Prokuroria:  Ja se si agjenti i SHISH, i çonte vrasësit përgjimet që kryente për viktimat

Prokuroria e Krimeve të Rënda duket se ka siguruar prova të forta për agjentin e Shërbimit Informativ Shtetëror, Florian Bushi, i cili u arrestua me akuzën e shitjes së përgjimeve sekrete te bandat kriminale.

Katër ditë pas arrestimit të punonjësit të SHISH­it, i cili përgjigjej për zonën e Fierit dhe Vlorës në sektorin e luftës kundër drogës, Florian Bushi mësohet se ka pranuar njohjen me shtetasin Ilir Memushaj.

Ky i fundit, më 9 janar, u arrestua në lidhje me atentatin e kryer mbrëmjen e 7 janarit në rrugën Lushnjë – Fier, ku u vra Denis Kasaj dhe u plagosën shtetasit Elton Margariti dhe Klement Kastrati.

Pikërisht viktima e atentatit, shtetasi Denis Kasaj, i ardhur nga jashtë për fundvit, ishte vendosur në përgjim nga ana e SHISH­it me autorizim të prokurorit të Përgjithshëm.

Përgjimet që i bëheshin Denis Kasës, i zbardhte në mënyrë të përditshme punonjësi i SHISH­it, Florian Bushi, i cili kishte dijeni edhe për targat dhe markat e automjeteve me të cilat lëvizte Denis Kasaj.

Pikërisht këto të dhëna, si përgjime, raporte vëzhgimi, markat dhe targat e mjeteve të viktimës, dyshohet se i dyshuari si autor i vrasjes, Ilir Memushaj, i ka marrë nga punonjësi i SHISH-it. Memushaj pritet të merret në pyetje në lidhje me materialet e gjetura në telefonin e tij.

Punonjësi i SHISH­it, Florian Bushi, tashmë i arrestuar dhe avokati i tij, Eno Bushi, jurist i Partisë Socialiste, i kanë mohuar akuzat në gjykatë.

Por prokurori i çështjes, Besnik Muçi, ka arritur ta bindë gjykatën me provat e gjetura në telefonin e Ilir Memushajt, pas arrestimit të tij në lidhje me vrasjen e Denis Kasajt.

Po kështu, prokuroria bëri me dije para gjykatës se dokumentet e nisura me “Viber” nga Florian Bushi në telefonin e Ilir Memushajt, ishin fshirë nga kompjuteri i punonjësit të SHISH, por me ekspertizë janë rikuperuar.

Ato janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale që tregojnë se raportet e përgjimit e të vëzhgimit të Denis Kasës, janë krijuar e printuar në kompjuterin e punës së Florian Bushit. Pas arrestimit të Ilir Memushajt nga Vlora, me akuzën e pjesëmarrjes në vrasjen e ndodhur në Mbrostar të Fierit, punonjësi i SHISH­it kishte fshirë nga kompjuteri gjithçka, përfshi edhe dokumentet sekrete që kishte shitur.

Por materialet në fjalë u gjetën e u rikuperuan, pasi në telefonin e Ilir Memushajt u gjetën fotografitë e raporteve sekrete të SHISH­it që ishin nisur nga inspektori.

Florian Bushi mësohet se ka pranuar njohjen me Memushajn, por ka hedhur poshtë akuzën se i ka dërguar ai dokumentet sekrete në telefonin e të arrestuarit për vrasje. Nga ana tjetër, prokuroria ka dyshime se për shkak të njohjes dhe kundrejt pagesës, Florian Bushi i ka shitur Ilir Memushajt të dhënat në lidhje me përgjimin e Denis Kasajt.

Natën e vrasjes, më 7 janar 2015, ka rezultuar se Ilir Memushaj ka ndjekur makinën ku ndodhej Denis Kasaj me dy miqtë e tij dhe më pas i ka zënë rrugën asaj, duke i krijuar kështu mundësi atentatorëve ta qëllonin mjetin pasi kishte ndaluar.

Besohet se Memushaj ka qenë pjesë e një grupi rival me Denis Kasajn, i cili përgjohej që pas hyrjes në Shqipëri, në dhjetor 2015, në lidhje me veprimtari të paligjshme në fushën e narkotikëve./ Panorama.al

Ju sugjerojmë

Shpërndanin drogë në Mykonos! Në pranga 3 shqiptarë, një prej tyre në hetim nga SPAK
Kronikë

Shpërndanin drogë në Mykonos! Në pranga 3 shqiptarë, një prej tyre në hetim nga SPAK

8 Qershor, 2025 10:31 pm
Në BE janë të shqetësuar për sigurinë, në Ballkan prioritet është mbijetesa
Bota

Në BE janë të shqetësuar për sigurinë, në Ballkan prioritet është mbijetesa

8 Qershor, 2025 9:46 pm
Çfarë është Garda Kombëtare e SHBA dhe si funksionon?
Bota

Çfarë është Garda Kombëtare e SHBA dhe si funksionon?

8 Qershor, 2025 9:22 pm
“Do i vë zjarrin, t’i them burgut hapu!” Lavdia s’mban lotët, tmerrohet kur…
Aktualitet

“Do i vë zjarrin, t’i them burgut hapu!” Lavdia s’mban lotët, tmerrohet kur…

8 Qershor, 2025 8:45 pm
Fundjava “mbush” Shëngjinin, kthimi i pushuesve shkakton trafik në rrugët e Lezhës
Aktualitet

Fundjava “mbush” Shëngjinin, kthimi i pushuesve shkakton trafik në rrugët e Lezhës

8 Qershor, 2025 8:25 pm
I nxehti afrikan përfshin Italinë, temperatura deri në 40°C në disa rajone
Bota

I nxehti afrikan përfshin Italinë, temperatura deri në 40°C në disa rajone

8 Qershor, 2025 7:59 pm
“Ec mi xhuxhmaxhuxhe!” Me fyerje e urdhra, kunati bën ‘ligjin’ në shtëpinë e çiftit
Aktualitet

“Ec mi xhuxhmaxhuxhe!” Me fyerje e urdhra, kunati bën ‘ligjin’ në shtëpinë e çiftit

8 Qershor, 2025 7:53 pm
“Krenarë që jemi një qytet emigrantësh”, kryebashkiakja e Los Angeles sfidon Trump
Bota

“Krenarë që jemi një qytet emigrantësh”, kryebashkiakja e Los Angeles sfidon Trump

8 Qershor, 2025 7:31 pm
Pse vendimi i Trump për të përdorur Gardën Kombëtare është i pazakontë
Bota

Pse vendimi i Trump për të përdorur Gardën Kombëtare është i pazakontë

8 Qershor, 2025 7:01 pm
Natron, liqeni i kuq në Tanzani që i kthen kafshët në “gur”
-Jetë dhe Stil

Natron, liqeni i kuq në Tanzani që i kthen kafshët në “gur”

8 Qershor, 2025 6:27 pm
Para
VIDEO/ Forma e pazakontë e barkut të një gruaje shtatzënë

VIDEO/ Forma e pazakontë e barkut të një gruaje shtatzënë

VIDEO/ Në rrugët e New York ka nisur “snowboard”

VIDEO/ Në rrugët e New York ka nisur "snowboard"

Beyonce nervozohet me asistenten e saj

Fansi kërcënon Beyonce: E kam përgatitur planin e vrasjes tënde

Please login to join discussion

TE FUNDIT

Shpërndanin drogë në Mykonos! Në pranga 3 shqiptarë, një prej tyre në hetim nga SPAK

Shpërndanin drogë në Mykonos! Në pranga 3 shqiptarë, një prej tyre në hetim nga SPAK
8 Qershor, 2025

Tre shtetas shqiptarë, një prej të cilëve nën hetim nga SPAK, kanë rënë në prangat e policisë greke në një...

Lexo më shumë

Në BE janë të shqetësuar për sigurinë, në Ballkan prioritet është mbijetesa

Në BE janë të shqetësuar për sigurinë, në Ballkan prioritet është mbijetesa
8 Qershor, 2025

Qytetarët e Bashkimit Evropian dhe të Ballkanit Perëndimor kanë prioritete dhe pikëpamje të ndryshme jetësore, tregon një anketë e Eurobarometrit,...

Lexo më shumë

Çfarë është Garda Kombëtare e SHBA dhe si funksionon?

Çfarë është Garda Kombëtare e SHBA dhe si funksionon?
8 Qershor, 2025

Çfarë është Garda Kombëtare dhe si funksionon? Garda Kombëtare është një forcë ushtarake e veçantë e Shteteve të Bashkuara që...

Lexo më shumë

“Do i vë zjarrin, t’i them burgut hapu!” Lavdia s’mban lotët, tmerrohet kur…

“Do i vë zjarrin, t’i them burgut hapu!” Lavdia s’mban lotët, tmerrohet kur…
8 Qershor, 2025

Lavdia ka sjellë në “Shihemi në Gjyq” bashkëshortin, Klitin për shkak të një mosmarrëveshjeje pronësie.  Ajo thotë se jetonnë të...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com