Ilir Memushaj i arrestuari i vetëm për atentatin e dy ditëve më parë në Fier ku u vra Granit Kasa e u plagosën Klement Kastrati e Elton Margariti, mohon të ketë marrë pjesë në krim.
Ai ka mohuar para prokurorëve çdo lidhje të tij me ngjarjen e 8 janarit në hyrje të autostradës Lushnje – Fier.
Memushaj nuk ka pranur të japë asnjë shpjegim para hetuesve, duke sqaruar se do bënte këtë në prani të avokatit të tij.
Nga veprimet e para hetimore rezulton se në emër të Memushajt është marrë me qera makina që u përdor nga autorët dhe qe u dogj 1 kilometër larg vendit të atentatit.
Ajo është marrë në Tiranë dhe hetusit nuk e kanë të qartë se kush e ka përdorur natën e krimit. Policia dyshon se ai ka bashkëpunuar me tre persona të tjerë, të cilët kanë kryer atentatin.
Hetuesit nuk po i ndihmojnë as dëshmitë e dy të plagosurve Kastrati dhe Margariti.
Ata janë pyetur në spitalin e Fierit ku ruhen nën masa të rrepta sigurie nga policia, por kanë deklaruar se nuk kanë arritur t’i shohin autorët dhe se nuk e dinë se kush i ka qëlluar.
Që të dy janë jashtë rrezikut edhe pse Klemet Kastrati ka marrë një plumb në kokë.
Në vendin e ngjarjes policia ka gjetur një kallashnikov. Ai është dërguar për eskpertizë për të saktëstuar nëse është i autorëve apo vikitmave. Hetusit kanë dërguar në laboratorin e policisë shkencore gëzhojat e gjetura për të saktësuar se sa armë janë përdorur në atentat dhe nëse ka patur shkëmbim zjarri.
Tv Klan