Familjarët e fisit Çapja kanë përcjellë sot për në banesën e fundit dy të afërmit e tyre që u ekzekutuan mbrëmjen e të mërkurës në Krastë.
Agron Çapja, 50 vjeç, dhe nipi i tij Ardit Sinakolli, 27 vjeç, të dy banues në Elbasan, ishin viktima të sulmit me armë nga katër persona ende në kërkim nga policia. Viktima e tretë, Eno Bedalli, 37 vjeç, u varros në varrezat e qytetit mesditën e sotme.
Nga fotot e siguruara nga “Panorama”, shihet kortezhi i makinave që kanë përcjellë sot trupat e viktimave për në varrezat e qytetit.
Në rrugë shihet edhe prania e makinave të policisë, pasi që prej orës 20:30 të së mërkurës kur ndodhi ngjarje, Elbasani ndodhet në shtetrrethim për shkak të ndjeshmërisë së lartë që ka ngjarja
Në ceremoninë e dhënies së lamtumirës për Agron Çapjen dhe Ardit Sinakolin ishte i pranishëm dhe Florenc Çapja, që mendohet se ishte shënjestra kryesore e atentatit të së mërkurës.
35vjeçari edhe pse mbeti i plagosur nuk ka munguar në përcjelljen për në banesën e fundit të xhaxhait të tij dhe djalin e hallës. Në atentat mbeti i plagosur dhe babai i Florencit, Fejzullah Çapja./ Panorama.al