TIRANE – Ndërsa luhej ndeshja Juventus-Bayern dhe ndiqej nga qindra mijëra tifozë, mes tyre edhe Kryeministri Edi Rama, Tirana u trondit nga një vrasje, një atentat me të plagosur dhe një shpërthim tritoli. Kryeministri nuk e ndalte tifozllikun për Juven, duke komentuar ndeshjen në rrjetet sociale.
Kjo ka ngjallur indinjatë tek shumë qytetarë që kanë hyrë dhe kanë komentuar në profilin e Ramës në Facebook duke i kujtuar se Tirana po digjet…dhe duhet të lërë futbollin e të merret me rendin.