Detaje të reja kanë dalë në lidhje me plagosjen e ndodhur këtë të hënë në Shkodër, ku një person është qëlluar 4 herë me armë zjarri.
Sipas News 24, autori ndodhej në biçikletë, ndërsa ka qëlluar me pistoletë dhe ka ikur në drejtim të kryqëzimit të ish-degës në Shkodër.
Mësohet se policia po ndjek autorin e dyshuar, ndërsa i plagosuri ndodhet në gjendje të rëndë.
I plagosuri, identiteti i të cilit nuk dihet, është transportuar me urgjencë në spital, ndërsa po i nënshtrohet një ndërhyrje kirurgjikale.