Ka shpëtuar për fat nga një atentat me armë zjarri një person në Shkodër. Ngjarja ka ndodhur gjatë natës në Oblikë.
Persona të paidentifikuar kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të një automjeti që ka qenë në ecje e sipër.
Sipas të dhënave të para personi, emri i të cilit nuk bëhet i ditur, nuk ka pësuar asnjë lëndim.