Të shtënat me armë kanë tronditur qytetin e Vlorës mbrëmjen e sotme. Mësohet se një 47-vjeçar është qëlluar me armë zjarri tip pistoletë në Selenicë të Vlorës.
47-vjeçari është qëlluar me tre plumba pranë banesës së tij. Ai u transportua menjëherë për në spitalin e Vlorës, por nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të marra, duke ndërruar jetë gjatë rrugës.
Bëhet me dije se viktima është Nikola Ikonomi, i njohur edhe me emrin Laver Tozaj, i cili ishte qëlluar disa herë, një prej plumbave e kishte qëlluar në kokë.
Ndërkohë, policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të vrasjes. / Opinion.al E.Xh.