Dy persona janë plagosur vetëm pak minuta më parë në qytetin e Sarandës ndërsa udhëtonin me një automjet në aksin Bistricë-Sarandë. Ata janë qëlluar ndërsa mjeti ishte në lëvizje e sipër nga një mjet tjetër që u është afruar. Të plagosurit sipas të dhënave të policisë janë Rudin Haxhia 39 vjeç dhe Klajdi Haxhia 33 vjeç. Ende nuk dihen autorët që qëlluan në drejtim të makinës, gjithashtu edhe motivet.