Tre persona janë vrarë në Memaliaj pas një atentati në një lokal në qytet.
Sipas raportimeve paraprake, viktimat janë identifikuar si Shyqo Kalemi, Gledio Muka dhe Marsel Çela.
Dyshimet e para janë se objektiv i atentatit ka qenë Shyqo Kalemi, ndërsa dy viktimat e tjera janë kamarieri dhe një klient i lokalit. Atentatorët pasi kanë qëlluar me automatik kallashnikov duke lënë të vdekur 3 personat janë larguar në drejtim të paditur.
Policia e Gjirokastrës ka rrethuar zonën dhe po punon për mbledhjen e provave materiale apo të dëshmive nëse ka pasur ky krim i rëndë ndërsa po punohet për identifikimin dhe arrestimin e autorit/ëve.