Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar mesazhin e një qytetari, i cili shkruan se më 18 gusht në qytetin e Durrësit i është bërë atentat djalit të deputetit socialist, Spartak Braho.
Sipas mesazhit të publikuar nga Berisha, atentati ndaj djalit të Brahos ka dështuar dhe se policia ka feshur ngjarjen.
Duke iu referuar këtij mesazhi, që prej ditës së atentatit djali i deputetot ruhet nga punonjësit e policisë.
Postimi i plotë:
Atentat ndaj djalit te Spartak Brahos
Policia fsheh ngjarjen!
Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital. sb
pershendetje zoti berisha Ne darken e dt 18 gusht ne durres ka deshtuar tentativa per vrasjen e djalit te spartak brahos arbrit. 2 persona me kallash qe e prisnin tek hyrja e pallatit. policia blindoi zonen por atentatoret u arratisen. asnje njoftim ne lajme e as nga policia nuk u dha .Per me teper thuhet se Spartaku me te birin kane shkuar dhe kane takuar per sqarim apo pajtim prinderit e djemve dhe aty djali i Spartakut i ka qelluar me broke uje. Pas kesaj gjithe keto dite Arber Brahon e shoqerojne nje grupe policesh para dhe mbrapa kudo qe shkon. Te lutem publikoje se policia i mbane te fshehta te gjitha keto!/ Opinion.al E.Xh.