Një atentat me armë zjarri ndaj një çifti shqiptar në Greqi. Mësohet se ngjarja ka ndodhur në zonën e Bajronit në rrugën “Messolongiou”.
Sipas mediave greke, çiftit ka qenë duke udhëtuar me makinë në zonën që ndodhet pranë Athinës, ku një person që lëvizte me motor ka qëlluar disa here me armë zjarri.
Si pasojë e të shtënave ka humbur jetën burri, ndërsa gruaja është plagosur lehtë. Deri më tani ende nuk dihen arsyet e ngjarjes së rëndë, ndërkohë autoritetet po punojnë për identifikimin dhe arrestimin e autorit./ Opinion.al